(VIDEO) Mickoski: Ahmeti dhe Xhaferi të tregojnë çfarë ka në usb-në sekrete

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të thonë të vërtetën për përmbajtjen e USB-së dhe zarfin që u është dhënë, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së gjatë vizitës së tij në Komunën e Bërvenicës.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Pra, këtu do të pyesni Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin për përmbajtjen e asaj USB-je, në atë zarf dhe çfarë dokumenti ishte në atë zarf dhe unë do t’i ndjek me kujdes deklaratat e tyre dhe do të ndjek me kujdes nëse do të thonë të vërtetën. Ja, le të thonë të vërtetën, sepse dy nga tri dokumentet i kanë marrë”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dje për herë të parë hapi publikisht temën e USB-së sekrete dhe dokumentet që dyshohet se i kanë marrë Xhaferi dhe Ahmeti në vitin 2022.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like