(VIDEO) Mexhiti: Vaksinat sezonale reduktojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në vizitën e sotme në qendrën e vaksinimit në poliklinikën “Bit Pazar” tha se është shumë i kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve për vaksinim dhe se kjo tregon se ata janë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe të informuar se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vetëm në 1 javë në qendrën e vaksinimit në poliklinikën Bit Pazar vaksinën kundër gripit sezonal e kanë marrë 824 persona dhe termin për vaksinim kanë caktuar 3957 qytetarë. Të dhënat në nivel shtetëror konfirmojnë interesimin e lartë të qytetarëve për këtë vaksinë, kështu që janë regjistruar 51649 qytetar në sistemin vakcinacija.mk, sms mezahet për termin i kanë marrë më shumë se 37000 qytetar  dhe mbi 10000 të imunizuar”.

Mexhiti tha se vaksinat sezonale janë të sigurta dhe efikase dhe luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e përhapjes të sëmundjeve infektive. “Vendimi për imunizimin do të thotë kujdes i përkushtuar për shëndetin personal por edhe për mirëqenien e shoqërisë tonë”,  theksoi Mexhiti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like