(VIDEO) Mexhiti: Kthimi i Gruevskit do të jetë fundi i karrierës së turpshme të Ahmetit

by admin
Spread the love

Kthimi i Nikolla Gruevskit në vend mund të jetë fundi i karrierës në mënyrë të turpshme për Ali Ahmetin. Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në emisionin “Intërvistë në Shenja”. Mexhiti tha se BDI dhe Ali Ahmeti e kanë manipuluar edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë se Gruevski duhet rikthyer për të siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ky opsion nuk është më në lojë.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike

“Ali Ahmeti do që ta kthejë me kalë të bardhë këtu dhe ta dëmtojë VMRO-DPMNE-në. Unë ju bëra një pyetje: Do e dëmtoni VMRO-në, kaq apo aq është çështje tjetër. A e keni menduar se si do kalojë kjo te LSDM-ja, çfarë pasoja do të ketë? A jeni të sigurt që krejt anëtarët e LSDM-së janë dakord që të vijnë në gjendje që t’i shpëton Nikolla Gruevski? A mund ta përçajë kjo LSDM-në? Po e lëmë kampin maqedonas. Çfarë çmimi do paguajë zoti Ahmeti për kthimin e Gruevskit te shqiptarët? A do jetë kjo fundi i karrierës në mënyrë të turpshme për Ahmetin”.

Mexhiti shprehu keqardhje për gjendjen në të cilën ka rënë Ali Ahmeti, që sipas tij është si rezultat i mendjesisë së zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Ai tha se për të ndryshuar situata e shqiptarëve në vend duhet të ndodhë ndryshime te BDI-ja.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike

“Që tash e them unë që BDI është në histori. BDI është e sigurt që shkon në opozitë. BDI-s i ka skaduar afati, BDI-në nuk e çojmë ne në opozitë por populli shqiptar. Me këto njerëz që është i rrethuar nuk e di sa do mbijetoj, tre muaj apo gjashtë muaj nuk mbijeton në opozitë. Ngase këto që e kanë rrethuar të parët do ta braktisin”.

Duke folur për hyrjen e Alencës për Shqiptarët në Qeveri, Mexhiti tha se ata janë bërë pjesë e pushtetit nën arsyetimin për ti bërë ndryshimet kushtetuese, por sipas tij, koha ka kaluar dhe është përmbyllur kjo periudhë, dhe po shihet se me pretendimin për ndryshimin e preambullës, në fund do të dalë se do jenë shpëtimtarë të kthimit së Gruevskit.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like