(VIDEO) Mësuesit vlerësohen nga nxënësit por jo edhe nga shteti

by admin
Spread the love

“7 Marsi”- Dita e mësuesit shënohet sot në të gjtha trevat shqiptare. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Në këtë ditë të shënuar vlerësohet kontributi dhe puna e mësusëve për mundin e dhënë me vite të tëra në procesin edukativo-arsimor. Por se a vlerësohet një kontribut i tillë në Maqedoninë e Veriut, mësimdhënësit nuk shprehen edhe aq të kënaqur dhe të vlerësuar nga ana institucionale e shtetit. Profesoresha, Gyltene Raxhallari, thotë se viteve të fundit arsimi në Maqedoninë e Veritu nuk e merrë vlersimin që i takon.

Gylten Raxhallari, profesoresh  

“Mendoj që arsimi nuk vlerësohet sa duhet kohën e fundit, ndërsa sa i përket asaj se a mundemi më mirë, çdo herë ka mundësi që të jemi më të mirë edhe sigurisht nëse synojmë të konkurojmë me vende tjera do të punojmë edhe më shumë që të kemi sukses dhe të jemi konkurent në tregun e jashtëm”.

Mejreme Tusha, një mësuese me një bagazh të madhë mësuesie, tha se ndihen shumë të vlerësuar nga ana e nxënësve dhe prindërve dhe marrin shumë mirënjohje nga ana e tyre, por jo edhe nga ana e shtetit.

Mejreme Tusha, mësuese

“Sa vlerësohet, kjo varet prej sistemit të arsimit, mirëpo ne nuk duhet të shohim sa na vlerësojnë, në qoftë se ne vlersojmë veten tonë atëherë ne jemi të vlersuar. Unë si mësimdhënëse  e vlersojë veten time, falemindërit shumë prej nxënësve, prej prindërve të cilët na vlersojnë, e dinë punën tonë që e bëjmë për fëmijët e tyre edhe neve na mjafton, por të jetë vlerismi edhe nga ana tjetër edhe më shumë, atëherë normale që shumë më mirë do të jetë. Edhe pse vlersohemi po duhet shumë ma tepër pasi ne jemi baza e shtetit“.

Se sa vlerësohet puna e mësimdhënësve në Maqedoninë e Veriut mund të shihet edhe përmes grevave ose protestave që organizojnë mësimdhënësit, ku së fundmi pesë universitet publike kanë protestuar për rritjen e pagave të tyre, të cilët janë lënë jasht marrëveshjes kolektive për rritjen e pagës prej 22 për qind. Ndërsa një vitë më herët shkollat fillore dhe të mesme kanë mbajtur grevë një periudhë të gjatë, derisa kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rritje të pagës prej 15 për qind, dhe jo prej 18.4 për qind sa dëshironte Sindikata e Arsimit dhe Shkencës.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like