VIDEO/ Mesi dhe Suarez dhurojnë “show” në MLS, “pleshti” realizon në mënyrën e pazakontë

by admin
Spread the love

Inter Majemi ka mposhtur Orlando Sitin me shifrat 5-0. Lionel Mesi dhe Luis Suarez ishin protagonistët kryesorë duke shënuar nga një dygolësh.

Vendasit realizuan tre gola në pjesën e parë me Suarez që gjeti rrugën e rrjetës në minutat katër dhe 11 ndërsa asistoi në golin e tretë për Tejlor.

Në pjesën e dytë, “Pleshti” realizoi një gol me gjoks ndërsa në rastin e golit të dytë, shënoi në një mënyrë të pazakontë për të duke qenë se e dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një harkimi të Suarez.

Me këtë fitore, Inter Majemi mban vendin e parë me shtatë pikë pas tre ndeshjeve të para të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like