(VIDEO) Me reformat në administratë pritet të ndalohet punësimi i “usharëve partiak”

by admin
Spread the love




Po mundohemi që mënyra e punësimit të jetë më transparent dhe drejtuesit e institucioneve të mos kenë mundësi të punësojnë “Ushtar Partiak”. Kështu deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, duke pranuar se shumica e punësimeve bëhen para zgjedhjeve, dhe se kjo mënyrë duhet të hiqet me reformat në administratë. Ai sqaroi se në bazë të ligjeve do të krijojnë një mekanizëm me të cilin institucionet do të jenë më efikase gjatë punësimeve të reja.

Admirim Aliti, ministër i Shoqëris Informatike dhe Administratës

“Ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt direkt në administratë, por me ligjet tona po përpiqemi të krijojmë mekanizma dhe instrumente të cilat do t’u mundësojnë institucioneve të jenë më efikas në pjesën e punësimeve të reja. Dhe po përpiqemi që mënyra e punësimeve të jetë më transparente”

Aliti theksoi se politizimi I insititucioneve është fenomen në shoqërinë tonë, dhe se punësimet më të theksuara janë në komuna, shkolla dhe në shëndetësi, dhe kjo duhet ndryshuar me ligjin e ri.

Admirim Aliti, ministër i Shoqëris Informatike dhe Administratës

“Për këtë shkak ne po e përmendim departizimin, dhe ne të gjithë si shoqëri duhet të mundohemi që të mos kemi institucione të cilët punësojnë vetëm për partitë e tyre politike”.

Aliti shtoi se fokusi i  strategjisë së re është që të bëhet reformë esenciale në administratën publike, dhe në pjesën e punësimeve të kemi “Sistem Merite”, që nënkupton përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për punë.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like