(VIDEO) Me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” Kuvendi votoi qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Talat Xhaferi shtypi butonin e gjelbërt, në votimin e Qeveria teknike që do të drejtohet nga vetë ai. Kjo ju mundësua atij, marrë parasysh se ai ende kishte mandatin e deputetit, funksion ky që u ndërpre në fund të seancës.

Me 65 vota “pro”,  3 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” u votua Qeveria teknike dhe si rrjedhojë edhe kryeministri teknik dhe ministrat.

Deputetët e VMRO-së lëshuan sallën e kuvendit pas fjalimit të deputetit të tyre Antonio Milloshovski dhe nuk e votuan qeverinë teknike edhe pse kanë të propozuar dy ministra dhe 3 zëvendës ministra.

Kryeministri Talat Xhaferi prezantoi përbërjen e Qeverisë dhe programin.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Për mua si mandatar i kësaj qeverie, nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për qeveri teknike, unë këtë detyrë, besim, nderë dhe mbi të gjitha përgjegjësi, jashtëzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do t’i qasem ashtu siç kam vepruar si në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju sigurojë se në asnjë çast nuk do të lejojmë që të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucionet me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë, në raport me shtyllat tjera të pushtetit në RMV”.

Me kritika të shumta për partinë dhe për kryeministrin, deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski thotë se njësoj si Kovaçevski edhe Xhaferi nuk kanë ndjenja të sinqerta për Maqedoninë.

Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE

“Një dezerter dha dorëheqje, një tjetër do të ulet në karrigen e kryeministrit. As ai që shkoi dhe as ky që po vjen nuk kanë ndjenja të sinqerta Maqedoninë. Prandaj, njësoj si Kovaçevski, kryeministri më i keq deri tani,  mos prisni që Xhaferi të jetë më i mirë, dhe të punoj për përparimin e shtetit. Partia e BDI-së nuk ka aq deputetë dhe as vota për të zgjedhur kryeministër, por sot  Mariçiq dhe Kovaçevski e shitën shtëpinë e tyre LSDM-në, për fotelet e tyre, bënë lidhjen me BDI-në”.

LSDM zotohet se nuk do ta lejoj VMRO-në të realizoj skenar destruktiv dhe të hedhin njollë të keqe në procesin zgjedhor.

Darko Kaeski, LSDM

“Nuk do të lejojmë DPMNE të hedh njollë në procesin zgjedhor dhe me këtë edhe në fitoren e dyfisht të frontit proevropian në zgjedhejt parlamentare dhe presidenciale. Së bashku me deputetët e shumicës, së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë skenarë destruktivtë DPMNe-së, të kalojnë. Vitet e kaluara, LSDM tregoi se është parti demokratike e cila e dinë ta mbroj zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për shprehje të lirë të vullnetit të tyre. Ashtu dhe do të vazhdojmë”.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, deputetëve të VMRO-së ju pengon përkatësia e Xhaferit, prandaj nuk e votojnë.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, u shpreh se për këtë që po ndodh sot kanë punuar 22 vite, gjegjësisht që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar…. Për 22 vite unë dhe partia ime jemi përpjekur që me partnerët si me VMRO-në ashtu edhe me LSDM-n, ka pasur moment që partneri VMRO ka pasur një kerkesë të rëndësishme i kam thënë ne jemi partner, pa trokitur te dyert e mia, mos trokit në dyer tjera”.

Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët

“Për fat të keq nga deklaratat e disa deputetëve mund të konstatohet se një pjesë e deputetëve nuk do ta votojnë këtë Qeveri. Sa do që të kamuflohet dhe sado teknike të jetë arsyetimi, mos votimi është përshkak të përkatësis teknike të kandidatit për kryeministër. Kjo nuk është shenjë e mirë, posaçërisht kur është nga ata që pretendojnë të udhëheqin shtet multietnik. Për fat të keq politikat e tyre dominojnë politikat shtetërore”.

Ndërkaq, për Skender Rexhepin nga Lëvizja Populli, sot po thyhet një tabu e vendeve të rezervuara.

Skender Rexhepi, Lëvizja Populli

“Sot do ta përkrahim me votë unanime kryeministrin e Qeveris teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për faktin se kemi disa çështje mjaftë të rëndësishme pavarsisht përkatsisisë etnike. Të thesh një tabu nuk është e lehtë për vende të rezervuara është një cështje është detyrë e çdo qytetari të RMV-së. Shembull me të mirë e kemi SHBA-në, kur deri para 20 vitesh vetëm nëpër filma fanta shkencor kanë mundur ta paramendojnë kryetar të shtetit të jetë një zezak, kurse sot është realitet”.

Deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin të pranishëm, përshkak se ata kanë paralajmëruar se e bojkotojnë Kuvendin si shenjë revolte si pasoj e mos dhënies së antarit në KSHZ.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like