VIDEO/ Mbrëmje emocionuese! Sa shumë raste shënimi, Interi triumfon në “aktin” e parë ndaj Atletikos së Simeones

by admin
Spread the love

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, Interi triumfon ndaj Altetiko Madridit, me rezultatin 1-0 në sfidën e vendosur nga goli i Marko Arnautoviç në minutën e 79-të

“Ziklatërit” dikuan ritmin e sfidës së luajtur në “San Siro”, duke krijuar raste të shumta për të shënuar në pjesën e parë, ndonëse fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 79’ kur Arnautovic, i cili kishte tentuar për raste të shumta, që të gjente rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Inzagit.

Teksa për sa i përket kualifikimit, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.  

FT: INTER – ATLETIKO MADRID 1-0

Aranautoviç 79′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

88′ Inzagi kryen edhe zëvendësimin e fundit, Lautaro i lë vendin Aleksi Sançezit.

88′ Pranë golit të barazimit Atletiko me Moratën, por sulmuesi spanjoll nuk devijon siç duhet topin me kokë brenda zonës. (VIDEO) 

79′ GOOOOL INTER 1-0/ Merr fund makthi, Aranutoviç gjen më në fund rrugën e rrjetës. Shpërthen festa në “San Siro” (VIDEO) 

78′ Zëvendësim te Atletiko, largohet Krizman në fushë Korrea.

77′ Çalhanoglu harkon bukur nga e djathta, Lautaro Martinez tenton me kokë, por gjuajtja e tij ishte sërish qendrore duke përfunduar në duart e Obalk. (VIDEO)

73′ Goli kthehet në një makth për Arnautoviç që shfaqet sërish konfuz para portës. Mbrëmje jo, për austriakun. (VIDEO) 

72′ Tjetër zëvendësim te Interi, Mkhitarjan i lë vendin Fratezit.

69′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Dimarko dhe Darmian në fushë Karlos Augusto dhe Damfris.

63′ Aksion fantastik i Interit, po Aranutoviç katranos gjithça 7 metra larg portës duke goditur topin jashtë kuadratit. Nuk iu besojnë syve te Interi (VIDEO) 

57′ De Vraj vendimtar me ndërhyrjen e tij, shpëton për mrekulli porta e Interit, Atletiko e Madridit pranë golit e Jorenten (VIDEO) 

55′ Tjetër shans i rrezikshëm për Linon, por futbollisti nuk koordinohet siç duhet duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

54′ Atletiko e Madridit kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Saul Nigez, në fushë Alvaro Morata.

53′ Hermoso është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë!

49′ Inzagi vendos duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Arnautoviç shumë pranë portës. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë tek Interi largohet nga fusha Turam, i dëmtuar, vendin e tij e merr Aranautoviç. Zëvendësim edhe te Atletiko e Madridit, Jimenez i lë vendin Saviçit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Provon edhe Turam, por gjuajtja e tij ishte qendrore, duke u ndalur me lehtësi nga portieri Oblak. (VIDEO) 

38′ Lautaro Martinez shpërdoron një tjetër shans të artë pas topit të rikuperuar nga Turam, duke sfumuar një mundësi shënimi. (VIDEO) 

37′ Sërish rrezikshëm Interi me Lautaro Martinez, që godet me kokë pas krosimit të Barelës, por tentativa e tij ishte qendrore dhe ndalet nga Oblak. (VIDEO) 

33′ Lautaro Martinez jep shkëndija me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e Oblak.

30′ Mbrohet mirë skuadra e Simeones, duke mos lejuar hapësira në zonën e Oblak.

20′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikme në portën respektive.

13′ Interi kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari vijon lojën. Protestojnë zikaltrit (VIDEO)

12′ Moment i rrezikshëm në portën e Interit, Lino provon me një gjuajtje me të brendshme, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

3′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, duke ushtruar presion në zonën e Atletikos.

1′ Atmosferë elektrizuese në “San Siro”, sfida starton me 1 minutë heshtje për Andres Brehmen!

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfsdfsdfsdfsdf

You may also like