VIDEO/ Mbrëmja e Dusan Vlahovic, “bomberi” serb nuk lejon shkëputjen “Zikaltër” në Seria A

by admin
Spread the love

Mund të thuhet me plot gojë, se mbrëmja e kësja të marte ishte mbrëmja e “bomberit” serb, Dusan Vlahovic, me këtë të fundit, që ishte padyshim protagonisti kryesorë, në fitoren e thellë, 3 me 0, që “Zonja e Vjetër” regjistroi këtë mbrëmje në “Allianz Stadium”, ndaj “Zijeshilëve” të Sassuolo.

Dy gola spektakolarë të “bomberit”, Dusan Vlahovic në minutat 15’ dhe 37’ të pjesës së parë, si dhe një gol i “fantazistit” italian, Federico Chiesa, në minutën e 89’-të, me këtë të fundit, që shërbeu më shumë për të “vulosur” rezultatin e thellë, 3 me 0, sesa për të ndikuar në rrjedhën e lojës.

Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe tashmë mbetet vetëm 2 pikë poshtë kryesuesve të “Zikaltërve” të Inter, të cilët, prej më shumë se 10 javësh tashmë udhëheqin kampionatin italian të futbollit. Ndërkaq, skuadra e Sassuolo mbetet në vendin e 14-të të tabelës, me vetëm 19 pikë, pas 20 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Dusan Vlahovic, 1-0:

Goli i Dusan Vlahovic, 2-0:

Goli i Federico Chiesa, 3-0:

You may also like