(VIDEO) Mbaroi mandati 6 vjeçar i kryeprokurorit Joveski, thotë se nuk ishte aq zi

by admin
Spread the love

Kryeprokurorit Ljubomir Jovevskit I përfundoi mandati  gjashtëvjeçar. Me një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen e prokurorisë, ai shkruan se e ka kryer detyrën me krenari dhe kënaqësi. Dekleratën ai e nis me fjalët e ish-presidentit amerikan Lincoln, se duhet besuar në fuqinë e ligjit dhe që besimi të jetë nxitje për kryerjen e detyrës.  Joveski  është i vetëdijshëm për kritikat dhe besimin e ulët, por thotë se fotografia nuk ishte aq e zymtë sa e portretizonin anketat.

LJUBOMIR JOVESKI, KRYEPROKUROR

“Dua të theksoj se shpesh për shkak të mosnjohjes së gjendjes reale apo qëllimisht, organet e drejtësisë, pra edhe Prokuroria Publike, janë cak i sulmeve të pabaza, me interesa të tilla të gjithë kanë bërë anketa dhe i kanë paraqitur si relevante. Është krijuar një atmosferë që besimi në punën tonë është jorealisht shumë i ulët. Për shembull, përveç rasteve të tjera, gjyqësori vepron në çështjet civile në të cilat vendimi është në favor të vetëm njërës pale”.

Sipas Joveskit, anketat që janë bërë për prokurorinë nuk janë adekuate. Ai i referohet një hulumtimi të Bankës Botërore që ai e konsideron të rëndësishëm dhe pasqyron situatën reale.  Në ditën e tij të fundit në detyrë, Joveski u kërkoi kolegëve të tij prokurorë që të mos lejojnë që profesioni i tyre të njolloset.

LJUBOMIR JOVESKI, KRYEPROKUROR

“Ju bëj thirrje në çdo rast të tregoni këmbënguljen dhe vendosmërinë tuaj në luftën kundër krimit. Mos lejoni që individët të njollosin profesionin në të cilin investoni çdo ditë”.

Në vend të Joveskit, si ushtruese e detyrës vjen Sonja Simovska, e cila do ta kryejë funksionin deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.  Në garë për postin drejtues janë tre kandidatë. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like