(VIDEO) Mashtrimi i ri kibernetik, vjedhin të dhëna bankare në emër të DAP-it

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme këto ditë ka pranuar raporte nga qytetarët për mesazh elektronik të pranuar në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në bashkëpunim të pretenduar me Europolin, në të cilin, në formë të një lloj kërkese për sqarim gjyqësor, njoftohet marrësi i mesazhit se i nënshtrohet procedimit të pretenduar ligjor për një sërë veprash penale fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin me një lloj shpjegimi për aktet e supozuara. MPB informopn se bëhet fjalë për mesazh të rremë që nuk është dërguar nga MPB dhe as nga ndonjë institucion ligjvënës.

MBP

“Këto e-mail janë përpjekje klasike për mashtrim, në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale për abuzime të mëtejshme. Për këtë arsye apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen”.

MPB kërkon nga qytetarët që të mos hapin linqe dhe skedarë të bashkangjitur me mesazhet e-mail nga dërgues të panjohur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme  po ashtu bëjnë të ditur se është krijuar uebfaqe e rreme e Drejtorisë së të Ardhurave Publike nga ku dërgohen mesazhe te qytetarët.  MPB bën thirrje që mos të hapen këta mesazhe pasi kanë për qëllim marrjen e të dhënave personale.

MBP

“Njoftojmë qytetarët edhe se në Departamentin për Krime Kompjuterike është raportuar se është krijuar një uebfaqe e rreme e Drjetorisë së të Ardhurave Publike, nga ku dërgohen mesazhe për një lloj paraqitjeje të detyrueshme në link të rremë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hapin mesazhe të tilla dhe të mos i lënë të dhënat nga llogaritë e tyre bankare pasi bëhet fjalë për mashtrim”.

Edhe Drejtoria e të ardhurave publikike informoi se qytetarëve u dërgohen SMS mesazhe me të cilat kërkohet që të bëjnë raportim të detyrueshëm në ueb faqen e rreme https: ujp-gov.mk/potvrda.

 DAP

“Qytetarë, ju lutemi mos e hapni këtë faqe interneti të rreme, sepse ju kërkon të plotësoni fushat me të dhënat tuaja personale, të dhënat e kartës së pagesës dhe të ngarkoni një foto të identitetit tuaj. Ndarja e të dhënave tuaja personale përmes kësaj faqe interneti të rreme mund të shkaktojë keqpërdorimin e tyre”.

DAP thekson se ueb faqja është e rreme dhe dërguesi i mesazheve po përpiqet të keqpërdor emrin dhe logon e DAP-it dhe të mashtrojë qytetarët.

/SHENJA/

You may also like