(VIDEO) MASH: Mësimi duhet të realizohet edhe gjatë kohës së grevës, reagon opozita

by admin
Spread the love




Gjatë grevës shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do ta organizojnë procesin edukativo-arsimor. Kështu thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Udhëheqësit e shkollës thonë ata, kanë detyrim ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vazhdimin në kontinuitet dhe ndjekjen e mësimit në klasa.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Nuk guxon të ketë ndërprerje, përveç  në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme siç janë ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria, dhe e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”.

Rregullativat juridike në këtë fushë sipas Ministrisë, i mbrojnë  interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor.

Edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, një ditë më parë bëri me dije se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar. Kjo sipas tyre është e rregulluar edhe me Konventën për të drejtat e fëmijës si dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like