(VIDEO) MASH: Dorëzimi i librave do të përfundojë plotësisht më 1 shtator

by admin
Spread the love

Procesi i dorëzimit të të gjitha teksteve shkollore ka filluar dhe  do të përfundojë plotësisht më 1 shtator. Kështu janë zotuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Përmes një komunikatë për media, ata më tej njoftojnë se tekstet shkollore për klasën e gjashtë do të dorëzohen gjatë muajit shtator, gjegjësisht siç thonë, menjëherë pasi të kenë kaluar të gjitha fazat e procesit të miratimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Operatorët përgjegjës për dorëzimin e teksteve shkollore janë maksimalisht efikase. Në koordinim me shërbimet e shkollës kanë punuar edhe gjatë fundjavës, ndërsa do të punojnë edhe këtë fundjavë që vjen. Interesi i nxënësve është fokusi i përbashkët i të gjithëve neve . Ndërkohë, për nxënësit e klasës së gjashtë, do të jenë në dispozicion materiale ndihmëse për nxënësit dhe doracak për mësimdhënësit që do të publikohen në format elektronik në faqen e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, në pronësinë e të cilëve janë të njëjta”.

Ata thonë se dorëzimi në rajonin juglindor ka përfunduar dhe tekstet shkollore janë duke u shpërndarë në shkollat ​​e kryeqytetit dhe në komunat veriore dhe perëndimore të vendit. Ndërsa kanë shtuar se i bëjnë apel publikut të ndjekë informacionin e publikuar nga MASH, në vend të i informacioneve të publikuara nga palët e tjera, ndër të cilat sipas tyre, shpesh janë qendra të dëshmuara për përhapjen e spekulimeve.

VMRO-DPMNE opozitare tashmë disa ditë po drejton akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se edhe ky vit shkollor do të nis pa tekste të  mjaftueshme shkollore për të gjithë nxënësit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like