VIDEO/ Marrin fund “vuajtjet” në transfertë, Arsenali triumfon ndaj Notingham Foresti dhe i bën presion Liverpulit

by admin
Spread the love

Arsenali fitoi një ndeshje jashtë fushe në Premier League për herë të parë që nga fillimi i dhjetorit, duke mposhtur Notingham Forest me shifrat 1-2, në “City Ground”, duke ngushtuar përkohësisht diferencën në vetëm 2 pikë nga kryesuesit e Liverpulit. 

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të 3 golat u shënuan në fragmentin e dytë të lojës.  

Ishte Gabriel Zhezus ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 65-të, ndërkohë që Saka shënoi të dytën në minutën e 72-të.  

liverpul

Vendasit provuan të rihapnin sfidën me Auoniji në minutën e 89-të, por vetëm kaq, pasi në fund ishin “topçinjtë” ata që festuan. Ky ishte suksesi i 14-të në 22 javë për Arsenalin e Artetës.  


PANORAMASPORT.AL

You may also like