(VIDEO) Marrëveshja me Bechtel dhe Enka në duart e antikorrupsionit

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka marrë marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” të cilin e kërkoi si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur në lidhje me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas raportimeve të mediave rreth përzgjedhjes së mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e kësaj teme.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E ANTIKORRUPSIONIT

“Marrëveshjen e  kërkuam, e morëm dhe jemi duke punuar në të gjitha dokumentet. Analiza është në proces”.

Kryetarja e antikorrupsionit nuk tregoi afate, por theksoi se kjo temë “është më e rëndësishmja për ta” dhe se po i bëjnë të gjitha përpjekjet që kjo të zgjidhet sa më shpejt.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E ANTIKORRUPSIONIT

“Ne e formuam ekipin. E saktë. Ekipi përbëhet nga katër këshilltarë. Të gjithë janë specialistë në fushën e tyre. Për shembull, dikush më shumë në prokurimet publike, dikush në departamentin e punësimit. Ne kemi një studiues të madh, ai sigurisht që është i përfshirë. Po ashtu është e përfshirë anëtarja e Komisionit Katica Nikolovska dhe unë u përfshiva në këtë çështje, me qëllim që me forca të përbashkëta ta çojmë përpara. Nuk mund të them ndonjë afat të saktë sepse edhe koha jonë është pak e ndarë. Jemi të përfshirë vazhdimisht në skrininge. Megjithatë kjo temë na rëndon më së shumti, prandaj po bëhen përpjekje që kjo të zgjidhet sa më shpejt”.

Projekti i korridereve është përfshirë nga debatet e shumta që në fillimet e tij. Së pari, ligjet u anashkaluan dhe një ligj i ri u miratua “në mënyrë private” për këtë qëllim. Probleme kishte edhe me zgjedhjen e mbikëqyrjes. Përpjekja e parë dështoi për shkak të një lidhjeje ruse dhe e dyta lidhej gjithashtu me skandale me kompanitë e vëzhgimit.

Zyrtarisht, fillimi i ndërtimit të Korridorit 8 u shënua në një ceremoni më 4 prill, ndërsa “gurthemeli” i Korridorit 10 D u vendos më 12 maj. Sipas njoftimeve, autostradat duhet të përfundojnë për 4 vjet e shtatë muaj, ndërsa projekti për ndërtimin e korridoreve do të kushtojë 1.3 miliardë euro. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like