(VIDEO) Mariçiq: Zgjedhje të parakohshme nëse votohen ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse opozita pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shpallim zgjedhje të parakohshme. Ky është opsioni i vetëm që Qeveria do ta pranonte thotë Mariçiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të zbatuar obligimet tona. Qytetarët do të na jenë mirënjohës nëse e kryejmë obligimin para zgjedhjeve, që zgjedhjet të mos mbingarkohen se kush është pro dhe kush është kundër ndryshimeve kushtetuese, sepse kjo do të na çojë në një tunel të ri 10-vjeçar, nga i cili nuk e dimë nëse do të mund të dalim më shpejt se 10 vjet. Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, është koha për të marrë vendime”.

Lidhur me qëndrimin e VMRO DPMNE-së se nuk do të lëvizë nga pozicionet e veta, nëse ka plan B dhe nëse është në Uashington për të kërkuar mbështetje nga aleati strategjik – SHBA-ja, ai thotë se e kemi mbështetjen e aleatëve, por jo për asnjë plan B. “Edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të partisë duhet të përgjigjen se pse po punojnë për ta humbur këtë shans, sepse vitin e ardhshëm do të kemi një kontekst tjetër dhe do të vonojmë shumë. Ne kemi pritur tashmë 17 vjet për të filluar bisedimet, nuk ka mbetur asnjë ditë për të humbur”, tha Mariçiq.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like