(VIDEO) Mariçiq: Ndryshimet kushtetuese do të votohen kur do të sigurohen 80 deputetë

by admin
Spread the love

Votimi i ndryshimeve kushtetuese do të bëhet atëherë kur do të ketë shanse të sigurta për 80 vota. Kështu tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq i cili vlerëson se ka mjaftueshëm kohë që vendi ta kryej këtë obligim edhe pse afatet janë që të njejtat të ndodhin në fund të nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Më tej shtoi se vazhdimisht kanë bisedime me deputetë dhe politikanë.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për eurointegrime

“Ka filluar procedura. Votimi do të bëhet në atë moment kur do të jemi të sigurtë se ka mundësi të mira për 80 vota, më herët nuk ka pse e hapim këtë seancë. Ne, siç ka thënë edhe kryeministri, bisedojmë me të gjithë deputetët, me të gjitha partitë politike. Jemi të gatshëm, por mendoj se ka ende kohë për tu sjellë vendimet e vërteta”.

Sa i përket mundësisë që Bullgaria të bllokoj përsëri vendin tonë edhe pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, Mariçiq u shpreh se Bullgaria nuk do të ketë më kredibilitet që ta bëjë një gjë të tillë.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për eurointegrime

“Mendoj se pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese askush më, e aq më pak Bullgaria nuk do të ketë kredibilitet të bëjë çfarëdo lloj bllokade, sepse me të vërtetë mjaftë ishte më me bllokada”.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një prononcim për media para disa dite tha se Bullgaria mund të na bllokojë edhe nëse vlerëson se Vardari është i papastër.

Mariçiq, beson se opozita duhet të marrë forcë dhe të tregoj së paku konstruktivitet nëse vërtetë siç thotë është për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, nga VMRO vazhdimisht janë shprehur se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese në këto kushte.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like