(VIDEO) Mariçiq: Fushata 80 mijë eurosh “Ne jemi Evropa”, e rëndësishme për qytetarët

by admin
Spread the love

Përmes fushatës së quajtur “Ne jemi Evropa”, e cila do të zbatohet para ndryshimeve kushtetuese, për të cilat aktualisht nuk ka shumicë, qytetarët do të binden se plotësimi i kushteve është rruga për një të ardhme më të sigurt. Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane Bojan Mariçiq pohoi se kjo është një mundësi historike dhe se takimet do të ndihmojnë për anëtarësimin e vendit në BE. Mariçiq theksoi se fushata kushton 80 mijë euro, përkatësisht 5 milionë denarë dhe do të përfundojë në fund të shtatorit.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për arritjen e qëllimeve strategjike dhe afrimin e synimit për anëtarësim në BE, Qeveria do të organizojë një sërë ngjarjesh në tetë qytete të vendit. Fushata do të quhet ‘Ne jemi Evropa’. Ajo do të zbatohet në Shkup, Strumicë, Ohër, Prilep, Tetovë, Shtip dhe në Kumanovë. Kudo do të ketë ngjarje tematike, me të cilat do të trajtojmë temat më të rëndësishme, të cilat në bazë të analizave tona janë me interes për qytetarët”.

Lidhur me shumicën parlamentare të nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese Mariçiç tha se ka dy mënyra për të arritur një shumicë në parlament prej 80 deputetësh, e cila do të ndryshojë Kushtetutën dhe kështu do të vazhdojnë negociatat me BE-në.

BOJAN MARIÇIÇ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Ka dy mënyra, njëra është që VMRO-DPMNE si parti politike të japë mbështetje në kushte të caktuara, për të cilat u diskutua edhe në mbledhjen e lidershipit dy muaj më parë. Mënyra e dytë është që vetëm disa nga deputetët të vendosin të votojnë për këto ndryshime kushtetuese si pesë vjet më parë kur u ndryshua emri. Unë nuk shoh një mënyrë të tretë”.

Mariçiq tha se anëtarësimi në BE sjell mundësi për të kontribuar në zhvillim serioz. Ai potencoi se mesazhet e fundit nga zyrtarë të lartë evropianë janë të qarta dhe të sakta. “Na mbetet të punojmë me qytetarët. Integrimi në BE jo vetëm që forcon reformat, por ruan traditën,” tha Mariçiq.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like