VIDEO/ “Manita” zikaltër, Interi turpëron Monza dhe vijon marshimin në Serinë A! Inzagi i beson… Asllanit

by admin
Spread the love

Interi dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 1-5 Monzën në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A italiane.  

 

Zikaltrit ishin dominues absolut në këtë duel duke mos e diskutuar në asnjë moment triumfin. Dopietat e Çalhanoglu dhe Lautaros dhe goli i Turamit i dhuruan këtë fitore fantastike skuadrës së Inzagit.  

INTER

Minuta pati edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua në vend të Çalhanoglu në minutën e 60-të duke bërë një paraqitje dinjitoze.  

FT: MONZA – INTER 1-5

 Pesina 69′ (p) / Çalhanoglu 12′ (p), 60′; Lautaro Martinez 14′ , 84′ (P), Turam 84′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ GOOOOL INTER 1-5/ Nuk mund të mungonte Markus Turam, ylli francez shënon golin e pestë për skuadrën e Inzagit. (VIDEO) 

84′ GOOOOL INTER 1-4/ Dopietë edhe për Lautaro Martinez, kapiteni zikaltër shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga Fratezi (VIDEO) 

81′ Zëvendësim i fundit te Interi, largohet Pavar vendin e tij e merr Bisek.

72′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen nga fusha Dimarko dhe Bastoni, në lojë Karlos Augusto dhe Açerbi.

69′ GOOOOL MONZA 1-3/ Pesina nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë duke ngushtuar diferencën e golave. (VIDEO) 

67′ Penallti për Monzën, e shkakton Darmian pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dani Motës. (VIDEO) 

66′ Pritje spektakolare e portierit Sorrentino që i mohon një gol të sigurt mbrojtësit Pavar. (VIDEO)

62′ Dy zëvendësime te Interi, largohen nga fusha Çalhanoglu dhe Barela në fushë Asllani dhe Fratezi.

60′ GOOOOL INTER 0-3/ Zikaltrit të papërmbajtshëm, realizojnë edhe të tretin me anë të Çalhanoglu. Turku godet saktë në hyrje të zonës, pas një aksioni fantastik. (VIDEO) 

56′ Monza pretendon për prekje të topit me dorë nga Pavar brenda zonës, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. (VIDEO) 

49′ Lautaro tremb zikaltërit pas një përplasje me Kaldirolën. Në nxehmje ndërkohë ka dalë edhe Kristjan Asllani. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet sfida! 

45′ Akordohen 5 minuta shtesë!

44′ Tjetër shans i artë për Interin, me Mkhitarjan që sfumon një mundësi të shkëlqyer, gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë kuadratit (VIDEO). 

29′  Vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me kapitenin Pesina që shënon me kokë pas harkimit nga e majta, por VAR-i i djeg festën, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

21′ Pranë golit të tretë Interi me Turam, por devijimi i sulmuesit francez shkoi ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

14′ GOOOOL INTER 0-2/ Spektakël zikaltër, Lautaro Martinez realizon golin e dytë pas asistit të Dimarkos, kapiteni argjentinas nuk fal duke devijuar topin pa shumë vështirësi drejt rrjetës! (VIDEO)

12′ GOOOOL INTER 0-1/ Çalhanoglu nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avnatazh skuadrën e Inzagit (VIDEO) 

9′ Galjardini prek topin me dorës pas duelit me Lautaro Martinez, pas konsultës me VAR-in, gjyqtari akordon 11 metërsh për Interin (VIDEO)

6′ Minuta mjaft të mira për skuadrën e Inzagit që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Monzës.

4′ Interi “flirton” me golin e avantazhit, tentativa e Dimarkos me të majtën përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

MONZA (3-4-2-1): Sorrentino; D’Ambrozio, Galjardini, Kaldirola; Pereira, Pesina, Bondo, Çurria; Kolpani, Karboni; Mota.
Trajner: Rafaele Paladino

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

PANORAMASPORT.AL

You may also like