VIDEO/ Manchester City zhgënjen sërish, Aston Villa mund me një gol “Qytetarët” e Pep Guardiola

by admin
Spread the love

Sezonin e kaluar fituan gjithçka, mirëpo këtë sezon nuk po arrijnë të fitojnë dot ndaj askujt. “Qytetarët” e Manchester City janë zhgënjyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Villa Park” janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga vendasit e Aston Villa, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga xhamajkani, Leon Bailey, i cili pasi merr një pasim fantastik, nga “fantazisti” belg, Youri Tielemans dërgon topin në rrjetën e Ederson, në minutën e 74’-t të sfidës, për të filluar festën e tifozëve të pranishëm, në stadiumin e vendasve.

Falë kësaj fitoreje, djemtë e Unai Emery ngjiten në vendin e 3-të në tabelë, me plot 32 pikë, vetëm 2 më pak se Liverpool i vendit të 2-të dhe 3 më pak se Arsenal i vendit të parë, ndërsa skuadra e Manchester City bie në vendin e 4-t të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani vetëm 30 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

You may also like