VIDEO/ Manchester City fiton Kupën e Botës për klube, “Qytetarët” mposhtin në finale Fluminense

by admin
Spread the love

Manchester City nuk ndalet me trofetë e këtij viti kalendarik, pasi anglezët e Pep Guardiola kanë fituar edhe Kupën e Botës për klube ndaj ekipit brazilian të Fluminense me rezultatin 4-0.

City e nisi vrullshëm lojën, pasi që në sekondën e 40-të kaloi në avantazh me anë të Julian Alvarez. Anglezët arritën të dyfishonin shifrat përsëri në pjesën e parë, pasi Nino shënoi një autogol në minutën e 27’.

Manchester City arriti të dominonte pothuajse të gjithë ndeshjen, duke gjetur madje edhe golin e tretë gjatë pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 72’ me anë të Phil Foden. Por “Qytetarët” nuk u ndalën me kaq, pasi Julian Alvarez shënon përsëri, golin e katërt në minutën e 88′.

City ngre një qiell një tjetër trofe për këtë vit kalendarik, duke vërtetuar që janë klubi më në formë edhe më i fortë deri më tani./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë

Shikoni golin e tretë

Shikoni golin e katërt

You may also like