(VIDEO) Lumani: Përdorni maskat për t’i shpëtuar ajrit të ndotur

by admin
Spread the love

Ajri i ndotur ka shkaktuar probleme shëndetësore tek qytetarët, të cilët si pasoj e kësaj presin dyerve të spitalave për ndihma mjekësore. Mjeku Sedat Lumani tha se kohës së fundit është rritur numri i pacientëve me shëndet të dobët për shkak të ndotjes së ajrit. Ai theksoi se kjo gjendje  rëndon më shumë fëmijët dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

SEDAT LUMANI, MJEK

“Po për fat të keq vendi ynë ndodhet në atë zonën e rrezikshme ose e përvjetshme që në stinën e vjeshtës në fund dhe në fillimin e dimrit paraqiten mjegullat të cilat përkeqësojnë situatën shëndetësore tek e gjithë popullata por sidomos tek fëmijët e vegjël  5,6 vjet, parashkollorë, njerëzit e moshuar mbi 65 vjet. njerëzit me sëmundje të sistemit respirator, me asma bronkale, me bronhite kronike, njerëzit që lëngojnë prej sëmundjeve kardiovaskulare edhe ata mund të keqësohen”.

Lumani më tej sqaroi se përkeqësimet më shpesh ndodhin tek personat me sëmundje kronike ku simptomat e zakonshme janë, ndezja e fytit, kollitja dhe temperatura e lartë trupore.

SEDAT LUMANI, MJEK

Në përgjithsi kur kemi mjegull, kemi ndotje të ajrit. Ndotja e ajrit mund të jetë nga agensat biologjike, kimike, grimcat të cilat mund të jenë edhe kancerogjene edhe metale të rënda edhe gazrat toksike të cilat sulmojnë sistemin respirator në rradhë të parë edhe sistemin e sipërm respirator si mjet mbrojtës të organizmit dmth kemi ndezje të fytit,hundëve, teshtirje,kollitje, temperatuera shumë të larta që për fat të keq jo rrallë here mund të tejkalohet kjo barierë dhe të paraqiten infeksione të sistemit të frymëmarjes të poshtëm siç janë bronkitet , bronkiolitet, pneumonitë etj”

Doktori Sedat Lumani u bëri apel qytetarëve që sa më pak të jenë të eksponuar në ajër të ndotur. Ai porosoti që të mos bëhet ajrosja e objekteve si dhe theksoi  se në rast të të domosdoshëm për  dalje në ambiente të hapura, qytetarër të mbajnë mjete mbrojtëse në mënyrë që të pengohen grimcat e rrezikshme për të mos hyrë në organizëm.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like