VIDEO/ Luis Suarez i jep fund aventurës në Brazil, uruguajani shënon golin numër 555 në karrierë

by admin
Spread the love

Sulmuesi Luis Suarez mbylli aventurën me Gremion në Brazil duke shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër Vasko. Kështu uruguajani firmosi edhe golin numër 555 në karrierën e tij.

36-vjeçari pritet t’i bashkohet mikut të tij Lionel Mesi te Inter Majami, edhe pse “El Pistolero” theksoi se aktualisht trupi i tij ndjen shumë dhimbje dhe për momentin nuk mund të shprehet qartë mbi atë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Aktualisht ndjej shumë dhimbje dhe më duket se trupi po më flet për të kërkuar pushim. Dua ta shijoj këtë moment dhe këtë pauzë, vetëm më pas mund të vendos se çfarë do të bëj pas kësaj karriere kaq të gjatë. Duhet të pushoj, të shijoj kohën me familjen dhe fati më pas do të vendosë se ku do të jem në të ardhmen”, u shpreh Suarez. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like