(VIDEO) LSDM: Paaftësia e VMRO-së dhe Arsovskës po e paralizon Shkupin!

by admin
Spread the love

Partia në pushtetin qendror është duke shpeshtuar kritikat ndaj VMRO-së për kaosin e krijuar në qytetin e Shkupit. LSDM ka rikujtuar qytetarët se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski e ka shumicën në Qytetin e Shkupit dhe se Danella Arsovska arriti ta mund në zgjedhjet e fundit Petre Shilegovin falë mbështetjes që i dha VMRO-ja. “Vonesa e autobusëve nuk do të jetë problemi kryesor, por pyetja e vërtetë do të jetë nëse do të ketë autobusë në rrugë fare”, thekson LSDM-ja

VASKO KIÇEVSKI, LSDM

“Është shumë e sigurt se gjatë verës do të shohim se si disa nga ndërmarrjet publike vonohen me pagesën e pagave, e disa prej tyre nuk do të mund t’i paguajnë fare pagat punëtorëve të tyre. Për rikujtim, qyteti i Shkupit dhe institucionet në varësi të tij tashmë janë vonuar me pagesat ndaj furnitorëve, por pritet që situata të dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe të pasojnë një sërë procesesh gjyqësore, të gjitha për të mbledhur fondet që i detyrohen ndërmarrjeve publike”.

Kiçevski thotë se vonesa e autobusëve nuk do të jetë problemi kryesor, por pyetja e vërtetë do të jetë nëse do të ketë autobusë në rrugë fare, sepse NPQSH tashmë është në prag të kolapsit, borxhi ndaj disa prej furnitorëve kalon dhjetëra miliona euro, por kur për një periudhë të shkurtër nuk do të ketë as pagesa e as paga për punonjësit, greva e punëtorëve të NPQ-së ka gjasa të përsëritet. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like