(VIDEO) LSDM: Mickoski abuzon fëmijët në aktivitete politike

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, akuzon kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pasi sipas Kaevskit, kuadrot e Mickoskit, abuzojnë me nxënës në interes të klubit bullgar “Vanço Mihailov” në Ohër. Ai më tej deklaron se stafi i VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski sjellin fëmijë të mitur në takime me financierin e Vanço Mihailovit.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM

“Kërkojmë reagim të shpejtë të të gjitha institucioneve kompetente, Ministrisë së Arsimit, inspektorateve kompetente dhe kërkojmë përgjegjësi për këtë keqtrajtim të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve maqedonas”.

Darko Kaevski, më tej thekson se Zhaneta Sirvini është emëruar drejtoreshë e shkollës së mesme teknike në Manastir pikërisht nga VMRO-DPMNE, gjegjësisht kryetari i Manastirit, Konjanovski, rreth 3 muaj më parë.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM

“Kjo, është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së si parti antishtetërore, antipopullore, e cila keqpërdor të miturit për qëllime politike. Kjo konfirmon lidhjet e VMRO-DPMNE-së me klubin Vanço Mihailov, kryetari dhe anëtarët e të cilit janë fotografuar me Hristijan Mickoskin dhe zyrtarë të tjerë të partisë”.

Nga LSDM, gjithashtu kërkojnë  nga Mickoski që të kërkojë llogari nga kryetari i tij Konjanovski dhe përgjegjësi, nga ai dhe nga drejtori i emëruar nga VMOR-DPMNE.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like