(VIDEO) LSDM kritikon Arsovskën për ndërprerjen e projektit të tranvajit me rrota

by admin
Spread the love




LSDM ka kritikuar sot kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, për ndërprerjen e disa projekteve kapitale të nisura nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Sipas LSDM-së, ndërprerja e projektit të tramvajit në rrota, i ashtuquajturi ‘Bus Rapid Transit’ dhe dy urave në Aerodrom e Karposh dëshmon për paaftësinë e kryetares së Shkupit nga VMRO DPMNE, Danella Arsovska.

GORDAN SHUTAROV, KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT
“Është skandal të ndërpritet projekti ‘Bus Rapid Transit’ për transport ekologjik dhe efikas. Për projektin është punuar tre vite të plota me partnerët e Bankës Evropiane për ripërtërirje dhe zhvillim. Por skandal edhe më i madh është paralajmërimi i saj se nuk do t’i ndërtojë dy urat e reja në bulevardin ASNOM dhe atë në rrugën Ljubjanska.”

VMRO DPMNE nga ana tjetër akuzon se fillimi i dy urave nga Shilegov pa mbaruar procedurën adekuate është skandal në vete. Sipas tyre, për këto ura nuk është kryer as procesi i shpronësimit. Projekti ‘Bus Rapid Transit’ nga ana tjetër sipas VMRO DPMNE-së do të kushtonte dyfish më shtrenjtë nga sa ishte paraparë.

STEFAN ANDONOVSKI, VMRO-DPMNE
“Skandaloz është fakti që janë projektuar dhe kanë filluar ndërtimet e urave, pa përfunduar çështjet kryesore që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave private dhe këto ura tani përfundojnë nëpër oborre dhe shtëpi private të dikujt, pa zgjidhje infrastrukturore për këto probleme. Ndërsa sa i përket projektit “Bus Rapid Transit” u tregua se projekti është pa projekt, pra nuk janë paraparë as shpenzimet dyfish më të mëdha që do t’i kishte Qyteti i Shkupit gjatë ndërtimit të këtij projekti.”

Pas marrjes së drejtimit të kryeqytetit, Danella Arsovska ka akuzuar paraardhësin e tij Petre Shilegov për keqmenaxhim, ndërsa thotë se e ka lënë Shkupin me borxh të madh.

/SHENJA/


You may also like