(VIDEO) LSDM e VMRO vazhdojnë të përplasen për mungesën e progresit

by admin
Spread the love

Raporti i KE-së, është raporti më i keq në histori që ka marrë vendi, prandaj zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE, partitë në pushtet për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Sipas VMRO-së, në zgjedhjet e ardhshme ato do të fitojnë me një dallim të madh dhe kështu thonë se Maqedonia e Veriut do të kthehet në rrugën e duhur.

VMRO-DPMNE

“Kovaçevski, Ahmeti, Grubi dhe funksionarët e tjerë të korruptuar të BDI-së dhe LSD-së, në vend që të realizojnë reformat, në ndërkohë po bëjnë miliona me biznese për to dhe për familjarët e tyre dhe nuk e kanë bërë asnjë lëvizje për Maqedoninë”.

Kurse për LSDM-në, fajtorë të raportit jo të mirë që e ka marrë vendi, është VMRO-DPMNE-ja.

LSDM

“Raporti qartë thekson se VMRO në mënyrë aktive e ka bllokuar punën e Kuvendit, që ka qenë një pengesë e madhe për përparim. Theksohet nevoja e sjelljes së ndryshmeve kushtetuese dhe reformave për BE që i bllokojnë pikërisht Mickoski dhe DPMNE, kurse bllokada e VMRO-së, është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit”.

Edhe BDI një ditë më parë përmes një reagimi lidhur me raportin e KE-së, fajtor për rezultatet e dobëta, sipas tyre ishte VMRO-DPMNE.

Përndryshe, në mesin e  vërejtjeve të theksuara në raportin e Komisionit Evropian thuhej se nuk janë realizuar edhe reformat për të cilat KE ka dhënë vërejtje në raportin e një viti më parë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like