(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë përplasjet për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me ndryshimet kushtetuese do të hapet rruga për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas tyre, BE është donatori më i madh në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Maqedoninë e Veriut.

LSDM

“Për shkak të partneritetit funksional me BE-në që kemi, Komisioni Evropian miratoi edhe 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut, pasi më parë kemi marrë 160 milionë euro për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, si dhe një grant. 80 milionë euro për përballimin e krizës energjetike”.

Nga kjo parti gjithashtu theksojnë se kjo mbështetje do të vazhdojë, me shumë më tepër burime, siç sqarojnë ata, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhet vendi  anëtarë i Bashkimit Evropian. Prandaj sipas LSDM-së,  është e rëndësishme që të gjithë deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pas së cilës do të hapen kapitujt e parë dhe do të përshpejtohet seriozisht procesi i negociatave, për të realizuar qëllimin strategjik – anëtarësimin në BE deri në vitin 2023.

Ndërkaq, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, edhe sot e kanë përsëritur qendrimin e tyre. Sipas tyre, ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ndodhin. Nga VMRO thojnë se tani e vetmja zgjidhje është që propozimi të hidhet shpejt në seancë plenare, t’i japë fund politikës së tyre irracionale dhe të dëmshme dhe më pas të shkohet në zgjedhje.

VMRO-DPMNE

“Martin Kostovski, si dhe e gjithë SDS-ja dhe Kovaçevski duhet ta dinë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin e Bullgarisë. Kështu thonë mbi 80% e qytetarëve në Maqedoni dhe prej tyre buron sovraniteti i vendit. Populli e pa që SDS ka lidhje me vlerat evropiane vetëm kur bëhet fjalë për abuzime me fondet evropiane dhe vjedhje të eurove”.

Sovraniteti i takon popullit dhe ai do të vendosë më së miri për të ardhmen e tij dhe hapat e ardhshëm të diplomacisë maqedonase në zgjedhje, thkesojnë më tej nga VMRO-ja.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like