(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

by admin
Spread the love

Përplasjet verbale ndërmjet partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, kanë vazhduar edhe sot. Opozitarët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që pretendojnë se tanimë ka edhe  disa  deputetë nga LSDM  që  duan zgjedhje. Sipas VMRO-së, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër.

VMRO-DPMNE

“Këtu Kovaçevski nuk duhet të dëgjojë VMRO-DPMNE-në, le të dëgjojë deputetët e SDS-së që kërkojnë zgjedhje. Kovaçevski dhe Zeçeviq janë gjithashtu të frikësuar sepse gjithnjë e më shumë zyrtarë të partisë së tyre janë për zgjedhje. Vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq kanë frikë nga zgjedhjet, sepse e dinë se do të humbasin”.

Ndërkaq,  i mënjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së, të cilët e rikujtojnë partinë opozitare se Kovaçevski – Zeçeviq, kanë mposhtur  Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mavrovë Rostushe dhe Centar Zhupa. Sipas LSDM-së, e njëjta disfatë do t’ju ndodhë në zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.

LSDM

“Hristijan Mickoski e filloi vitin e ri ashtu siç e përfundoi dhe e nisi vitin e kaluar. Mickoski nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, nuk ka ofertë politike për qytetarët. Ai thjesht ulet mënjanë, i trembur për vendin e tij në Pallatin e Bardhë dhe vajton për zgjedhje, tërësisht në duart e Apasievit dhe nën hijen e Nikolla Gruevskit. Vërtetimi publik i Mickoskit, i cili vetëm shqetësohet për vendin e tij, nuk do t’i ndalë as reformat, as përparimin e vendit”.

Nga LSDM-së, më tej deklarojnë se do të  vazhdojnë  me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe  me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like