(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për kaosin me pasaportat

by admin
Spread the love

Partitë LSDM e VMRO i hedhin fajin njëra tjetrës për kaosin me dokumentet personale. Darko Kaeski nga LSDM, akuzon VMRO-në se me ministrin e tyre në Ministrinë e Brendshme, po bllokon dhënien e pasaportave dhe po vështirëson jetën e qytetarëve.

Darko Kaeski, LSDM

“Në vend të zgjidhjes, DPMNE përmes ministri në Qeverinë teknike vetëm i komplikon punët me dokumentet personale dhe e ngatërron dhënien e pasaportave. Edhe pse Qeveria ka sjellë vendim që patentat e shoferëve  që duhet të ndërrohen të jenë falas, ministria kompetente vonon me realizimin”.

E nga VMRO i kundërpërgjigjen LSDM-së që siç thonë Kaeski të mos aktroj si i shqetësuar, le ta mbështes ligjin për zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave, sepse qytetarët janë bllokuar përshkak të LSDM-së.

VMRO-DPMNE

“LSD e la MPB-në pa formularë. LSD lëshoi ​​pasaporta për 2 vjet e gjysmë që e dinin se nuk do të ishin të vlefshme pas 12 shkurtit. LSD krijoi turmën në stacionet e policisë. LSD prej vitesh ka ulur standardet e shërbimeve që duhet të ofrojnë institucionet. Me të drejtë qytetarët thonë se nuk kemi shtet. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ato”.

Përndryshe, kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje shumicës parlamentare që ta mbështes ligjin e tyre në Kuvend, për siç tha ti dhënë fund kaosit dhe golgotës së qytetarëve me dokumentet personale.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like