(VIDEO) LSDM dhe MPB hedhin poshtë akuzat: Nuk ka prova për pretendimet e VMRO-së

by admin
Spread the love

Edhe sot Ministria e Punëve të Brendshme reagoi kundër pohimeve të VMRO-DPMNE-së për manipulimin e votës së lirë. Përmes një komunikate me shkrim ata kategorikisht i hedhin poshtë të pavërtetat që për të dytën ditë radhazi po i shpërndan VMRO-DPMNE-ja, për të ashtuquajturën “Përndjekje e koordinuar, maltretim dhe pengesë selektive e lirisë së qytetarëve”.

MPB

“Përsërisim se në opinion nuk ka dal asnjë provë se kjo është dakorduar, as që MPB në çfarë do lloj mënyre është pjesë e këtij operacioni, as që kjo realisht ka ndodhur. E informojmë opinionin se MPB nuk ka krijuar grup të këtillë në viber dhe se aktivitetet e MPB-së edhe në Prilep edhe në cilindo qytet tjetër nuk janë koordinuar në grupë të viberit”.

MPB thotë se ka filluar me hetimin e brendshëm për vërtetimin e fakteve, duke pasur parasysh se grupet ne viber ose shfaqjet grafike nga grupi në viber mund të krijohen dhe përpunohen në çdo kohë dhe nga gjithkush dhe duke pasë parasysh se deri tek MPB nuk ka arritur asnjë paraqitje nga ana e qytetarëve për veprime në Prilep, në ditën e zgjedhjeve ashtu siç u prezantuan në pres konferencë.

I hedhim poshtë të gjitha tentimet për manipulim nga VMRO-DPMNE-ja të cilët dukshëm janë pa asnjë provë. Kështu reagoi LSDM-ja.

LSDM

“Parregullsitë zgjedhore janë karakteristikë e regjimit të VMRO-DPMNE-së kur e keqpërdorte policinë për të frikësuar, maltretuar dhe shantazhuar qytetarët, ndërsa MPB ishte shndërruar në VMRO-DPMNE. Ajo kohë ka përfunduar”.

Nga LSDM shprehen të bindur që më 31 tetor qytetarët masovikisht do të dalin për të votuar për siç thonë, për ta ndaluar kthimin e regjimit dhe keqpërdorimin e institucioneve për qëllime partiake.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like