(VIDEO) LSDM akuzon kryetarët e komunave nga VMRO për keqpërdorim të buxhetit

by admin
Spread the love

LSDM-ja vlerëson se skandalet e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE po shtohen çdo ditë e më shumë. Partia në pushtetin qendror pyet se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca nga makineritë tre herë më të shtrenjta të blera nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së?

Nënkryetari i LSDM-së, Petar Petkovski deklaroi se tashmë kanë bërë të ditur se komuna e Velesit e menaxhuar nga DPMNE ka blerë një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për rreth 42 mijë euro. Sipas tij, për dallim,  komunat e tjera, si komuna e Qendrës, e kanë blerë të njëjtën makinë, me çmim tre herë më të ulët, pra rreth 13 mijë euro.

PETAR PETKOVSKI, NËNKRYETAR I LSDM-SË

“Diferenca është e madhe, ose saktësisht 29.000 mijë euro! Vetëm nga një makinë. Pyetja është se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca? Ky skandal thellohet për shkak se Ndërmarrja Publike Derven nga Velesi nuk ka aktivitet të regjistruar për inxhinieri të komunikacionit. Këto fakte janë dyshim i bazuar për keqpërdorim të parave të qytetarëve”

LSDM edhe një herë i bën thirrje Prokurorisë kompetente dhe Komisionit Kundër Korrupsion që të veprojnë, pasi sipas partisë në pushtet, duhet të ketë përgjegjësi për pompimin e parasë publike nëpër komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja.   /SHENJA/

MARKETING



You may also like