(VIDEO) Lorer: 14 dhjetori datë e vështirë për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ndërkohë që pushteti po e pret 14 dhjetorin me optimizëm për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, kandidati për ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e re në Sofje  Daniell Lorer thotë se 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut. Ai për Radio “BTV” deklaroi se Komisioni i Përbashkët Historik mes Shkupit dhe Sofjes nuk propozon progres dhe të dyja palët ndjehen të pakënaqura nga ajo që ndodh, ndërsa sipas tij duhet të gjendet formulë e re.

Daniell Lorer, koalicioni “Ndryshimi vazhdon”

“Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni është me rëndësi primare. Po vijojnë bisedime në bazë të fakteve, e jo të spekulimeve nëse këto të drejta janë shkelur. Ndërsa bisedimet për historinë do të lëvizin në mënyrë progresive, kështu që edhe Sofja dhe Shkupi do të jenë të kënaqura”.

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët  garanton se më 15 dhjetor nuk merret data dhe nëse vërtetë nuk ndodh thotë se do ta shihni shpërthimin brenda Qeverisë.

Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët 

“Përsëri ju them se nuk bëhet as më15 dhjetor, me propabilitet më të madh nuk bëhet kjo…kandidati për kryeministër thotë se duhet ta ndërroj komisionin, duhet të nisin negociata të reja. Nëse e ndrron Komisionin njëherë 1-2 muaj, nuk bëhet 15 dhjetor. Por, nejse dikujt i duhet arsyetim për atë që është shit, blerë, vetë-izoluar, ose vetë-strehuar, i duhet arsyetim diçka. Ja do të vijë 15 dhjetori, do ta presim, unë ju garantoj se pas 15 dhjetorit, se ka pakënaqësi të mëdha brenda Qeverisë, brenda shumicës aktuale”.

Ndërkaq, Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se është optimist dhe dëshiron fillimin e negociatave në dhjetor për anëtarësim në BE, sepse siç u shpreh ai ky popull e meriton këtë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-s

“Nuk jam pesimist, jam optimist dhe dëshiroj që negociatat të fillojnë në dhjetor, ky popull e meriton këtë. Qytetarët dëshirojnë jetë. Nuk dëshirojnë që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë që të realizohen projektet që janë në dobi të tyre”.

Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi që u bë shkak për mos rrëzimin e Qeverisë, pas zhdukjes së një dite, doli para mediave tha se nuk ka votuar për hir të proceseve eurointegruese dhe që vendi pret të marrë datë më 14 dhjetor.

Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like