VIDEO, LIVE TIRANA-TEUTA/ Starton pjesa e dytë, Tirana kërkon të mbajë avantazhin  

by admin
Spread the love

Tirana-Teuta 1-0
Shënues:
Xhixha 43′

46’ Starton pjesa e dytë

45+2’ Përfundon pjesa e parë. Goli i Xhixhës vendos deri më tani takimin.

43’ GOOOOL SHËNON TIRANA. Një kundërsulm i shpejtë i Tiranës gjen mbrojtjen e Teutës të papërgatitur. Redon Xhixha godet nga distanca dhe mposht portierin Qirko duke çuar topin në cepin e portës

39’ Bie disi ritmi i takimit me të dyja ekipet që luftojnë më së shumti në mesfushë

34’ Provon edhe Patrick nga distanca me një goditje të lehtë drejt portës. Sërish topi shkon lehtësisht drejt Qirkos

31’ Një veprim shumë i bukur teknik nga Florent Hasani i jep mundësinë të rrezikojë portën e Teutës. Goditja e tij nga kufijtë e zonës shkon lehtësisht në duart e Qirkos

28’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën pas një kombinimi mjaft të bukur midis Hasanit dhe Kallakut. Ky i fundit godet fortë drejt portës së Qirkos, por gardiani durrsak është i vëmendshëm

20’ Shans i artë për Tiranën që ka mundësinë të prishë ekuilibrat e takimit. Një gabim i Kotobellit i jep mundësinë Patrick të përfitojë. Sulmuesi del i vetëm me portierin Qirko, por ky i fundit ndal topin, por topi shkon në këmbët e Kallakut që me portën e boshatisur godet shtyllën. Megjithatë, më pas anësori akordon një pozicion jashtë loje.

16’ Tjetër shans për Teutën. Idrizaj kroson mirë në zonë dhe Hebaj godet me kokë, por Bekaj është i vëmendshëm dhe largon topin

12’ Teuta është më kërkuese në këto minuta të para të takimit dhe kërkon të kontrollojë topin

7’ Vjen rasti i parë i takimit. Është Marku që rrezikon portën e Tiranës, por topi i tij ndalet nga Bekaj

1’ Luhet topi i parë nga mesi i fushës

FORMACIONET ZYRTARE

You may also like