(VIDEO) Lirohet Alil Demiri i rastit “Monstra”

by admin
Spread the love

Avokati Besnik Berisha ka bërë me dije se klienti i tij Alil Demiri është liruar nga policia, pasi u arrestua një ditë më parë në bazë të një fletëarresti ndërkombëtarë.

Besnik Berisha, avokat i Alil Demirit

“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”.

Kurse nga Ministria e Drejtësis kanë bërë me dije se kërkesa për ekstradimin e Alil Demirit, është ende aktive. Më tej kanë sqaruar se kërkesa për ekstradim që daton nga viti 2018 vlen ende dhe gjykata kompetente është përgjegjëse për rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Ata kanë informuar se për hapat e mëtejmë që do të ndërmerr Ministria e Drejtësisë, opinioni do të njoftohet me kohë, duke treguar se ministri Krenar Lloga një ditë më parë u informua nga Ministria e Punëve të Brendshme se Alil Demiri është privuar nga liria në Republikën e Kosovës.

Për personin Alil Demiri thonë ata janë bërë dy kërkesa për ekstradim.

Ministria e Drejtësisë

“Për të parën herë nga Republika e Kosovës është kërkuar ekstradim më 15.03.2013. Kërkesa për ekstradim është refuzuar me vendimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë në tetor të vitit 2015, e vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit në Kosovë në janar të 2016. Për Demirin ka përgjgigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016. Ekstradimi përsëri është kërkuar më datë 05.09.2018. Në procedura, gjithëçka që është kërkuar nga pala kosovare, është dorëzuar. Përgjigja për ekstradim e vitit 2018, nuk është refuzuar”.

Alil Demiri është i denuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, që ndodhi në vitin 2012, ku u vranë 5 të rinjë. Për këtë rast 3 persona u denuan me burg të përjetshëm, Alil Demiri, Agim dhe Afrim ismaioloviq, Fejzi Aziri me 15 vite burg dhe Haki Aziri, 9 me vjet burg.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like