(VIDEO) Ligji për korridoret diskutohet në Komisionin për Çështje Evropiane

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka komentuar procedurën me flamur evropian të ndryshimeve ligjore për korridoret 8 dhe 10d. Ai ka shpjeguar se duke qenë se këto, si dhe një sërë ligjesh të tjera u bllokuan në Kuvend dhe synojnë avancimin e pjesëve të ndryshme të shoqërisë sonë, u vendos që të shkohet në Komisionin për Çështje Evropiane, i cili siguron miratimin më të shpejtë të tyre dhe punë më të shpejtë në terren. Qytetarëve u nevojiten korridore, jo përleshje ditore politike, tha sot se bëhet fjalë për korridoret strategjike dhe të lidhura me Evropën, prandaj Kuvendi vendosi dje që këto ligje të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Fjala është për dy korridore jashtëzakonisht të rëndësishme, por edhe për projekte të tjera strategjike investime që po bëhen apo do të bëhen në vend, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore apo energjetike”.

Qeveria ka dorëzuar pesë amendamente të ligjeve, përkatësisht rregullime, për të mundësuar ndërtim më të shpejtë dhe më efikas, por edhe ndërtim me strukturë financiare që do të jetë më e ulët se ajo që është me rregulloren e përhershme, Kovaçevski theksoi se agjenda evropiane është agjenda e vetme e kësaj qeverie sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin e shtetit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Në Parlamentin tonë ka parti politike që janë kundër anëtarësimit të vendit në BE, kundër anëtarësimit në NATO, mbi të gjitha lideri është Partia e Majtë, por kanë marrë peng partinë VMRO-DPMNE, e cila ndjek interesa të cilat janë në kundërshtim me ato kombëtare”.

Kovaçevski ritheksoi se ndërtimi i autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d është projekti më i madh strategjik në historinë e vendit tonë, i cili do të ndërtojë 110 kilometra autostradë. Ndërkohë komisioni për çështje evropiane për të dytën ditë me rradhë po diskutohet për ligjet e korridoreve 8 dhe 10D. Komisioni për çështje evropiane sot po shqyrton ligjin për marrëdhëniet e punës. Duke qenë se bëhet fjalë për ligje të cilave u jepet prioritet, diskutimi do të zgjasë dy ditë, pavarësisht se sa amendamente janë paraqitur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

You may also like