(VIDEO) Lidhja Evropiane për Ndryshim- opozita shqiptare zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor

by admin
Spread the love

Opozita Shqiptare e përbërë nga Alternativa, Besa  dhe Lidhja demokratike, zyrtatizuan koalicionin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare dhe presidenciale. Lideri i Alternativës, Afrim Gashi tha se ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për integrimin e RMV-së në BE. Ai theksoi se  prioriteti kryesor i këtij koalicioni është lufta e korrupsionit .

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Emri i kolaicionit opozitar shqiptar do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim, Ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij në BE. Nuk bëjmë kompromis me këtë. Dua të theksoj se prioriteti kryesor i i luftës kundër korrupsionit. Ne jemi kundër vjetërsimit të lëndëve gjyqësore dhe kundër amnistive të kriminelëve. Shqiptarët meritojnë të hyjnë në procesin e integrimit të plotë në BE.”

Kreu i lëvizjës Besa, Bilall Kasami tha se sot janë bashkë të lidhur dhe të gatshëm bashkë me “ Lidhjen Europiane për ndryshim” të ecin drejtë një të ardhme më të mirë. Ai shtoi se po i hyjnë kësaj beteje për të zhdukur të keqen që ka krijuar BDI.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Bdi është një subjekt i dëshpëruar, ata do të përpiqen me gjithë forcë të krijojnë përqarje të krijojnë një përceptim në publik se ne nuk jemi aq të forte. Ata  do do të përpiqen të gjejnë mercenarë të cilët për dobësi personale familjare apo për interesa  do të duhet të bëjnë publikisht trazira  në rradhët e opozitës. Ali Ahmeti dhe gjithë shërbëtorëve të tij duhet tu  themi këtë,ne  jemi gati dhe ata janë të lexuar”. 

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti tha se sot janë bashkuar për ti sfiduar betejat e rradhës, duke demonstruar unitetin e tyre për ti dhënë fund qeverisjes e cila shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut i ka mbështetur për muri duke krijuar një mozaik të dhimbjes së madhe dhe zbehjes maksimale të shpresave dhe perspektivës, siç tha ai.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Ky koalicion nuk pretendon të ketë monopolin e dëshirës për ndryshim. Ne kemi nevojë për çdo person. Sot jemi 3 parti presim që “Lidhja Europiane për ndryshim do konsilidohet edhe më tej. Dera është a hapur për të gjithë individët mendjehapur, njerëz me integritet, organizata joqeveritare por edhe politikanë e parti që janë të gatshëm të ndajnë me ne vlerat ideologjike dhe prioritete programore  mbi të cilat mbështetet ky koalicion”.

Koalicioni opozitar ne zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me lista të përbashkëta dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president. Tre liderët i ftuan partitë tjera, OJQ-të dhe individët që duan ndryshime ti bashkohen frontit të tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like