(VIDEO) LEN: Kemi dakordësi por jo marrëveshje me Taravarin

by admin
Spread the love

Lidhja Evropiane për Ndryshim, thotë se ka dakordësi me Arben Taravarin, por jo edhe marrëveshje. Pas takimit që kishin të martën liderët e partive opozitare shqiptare dhe kryetarit të ASH-së, me kryeministrin kosovarë Albin Kurtin, u tha se është biseduar për kandidatin e përbashkët shqiptar për president, megjithatë bisedë është zhvilluar edhe për mundësinë e bashkangjitjes së kreut të ASH-së, Arben Taravarit, tek LEN. Detajet tjera, Albi Qamili nga Lëvizja Besa, tha se do të dihen deri në fund të javës.

Albi Qamili, Lëvizja Besa

“Nuk mund të them se ka marrëveshje, por në parim ka dakordësi. Brenda javës ose nga fundi i javës, do të jeni të njoftuar për detajet. Me Aleancën për Shqiptarët apo vetëm me zotri Taravarin? Nuk mund të shpalos detjae të tjera”.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se kryetari Taravari ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e BDI-së, ashtu sikur edhe me përfaqësuesit e LEN, pra nuk kanë asgjë për të fshehur.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Ne nuk i fshehim ato, janë takuar disa herë kryetari i partisë edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin edhe me përfaqësuesit e tash opozitës LEN. Nuk fshehim asgjë. Këtë e bëjmë me qëllim për të ardhme më të mirë, për Evropë, për asgjë tjetër”.

Një ditë më parë liderët e partive të Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demorkatike dhe Alternativës, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ishin në Prishtinë, në takim me kryeministrin Albin Kurtin. Nga shërbimi për media i kryeministrit Kurti thanë se veç tjerash katër udhëheqësit kanë shprehur propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili sipas tyre mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like