(VIDEO) LEN i premton mbështetje Xhaferit nëse i zgjidh problemet me korrupsionin, gjuhën shqipe dhe Çashkën

by admin
Spread the love

Të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, ta propozojë  amendamentin për sanksionimin kushtetutes të luftës kundër korrupsionit  dhe  ta zgjidhë problemin e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Këto janë disa porpozime nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, të cilët sot pubikishtë i kanë propozuar kryeministrit teknik, Talat Xhaferit. Orhan Murtezani nga LEN tha se nëse këto propozime realizohen, Xhaferi  mund të mbetet në histori dhe ta bëjë vërtet historinë.

ORHAN MURTEZANI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Meqë Maqedonia e Veriut prioritetin e parë dhe më të rëndësishëm zhvillimor dhe eurointegrues e ka luftën kundër korrupsionit, kjo është një mundësi e mirë që ai gjithashtu ta propozojë edhe amendamentin për sanksionimin kushtetutes të luftës kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne t’u paraprijmë vlerave europiane dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, këtij vesi që e bren shtetin tonë”. 

Nëse kryeministri do të mundet t’i bënë këta, Murtezani  garanton që deputetët e opozitës shqiptare do ta mbështesin propozimet e të parit që qeverisë. Në të kundërtën Orhan Murtezani thekson se ai jo vetëm që është administrator teknik i qeverisë teknike, por edhe një shqiptar i rastësishëm.

ORHAN MURTEZANI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“E nëse nuk ia mban t’i bëjë dy propozimet e para, ja një detyrë më të lehtë teknike për të – le ta zgjidhë problemin e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Kushtetuta e garanton, ligji për arsimin fillor është i qartë, se ky është detyrim, pasqyra demografike e kësaj komune është e qartë. Mjafton vetëm që kryeministri teknik të ketë guxim dhe kjo punë kryhet. Ja disa detyra të vogla që Talat Xhaferin mund ta bëjnë të madh!

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like