(VIDEO) LD: Ikja masive e rinisë është rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së

by admin
Spread the love

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, sot ka mbajtur një konferencë për media tek stacione i autobusëve, thanë  se ikja masive e  rinisë është si  rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20-vjeçare të BDI-së. Diana Neziri nga kjo parti thotë se përderisa në njërën anë qeveritarët në Maqedoninë e Veriut, flasin për kinse “suksese dhe perspektivë” në lëmin e ekonomisë, në anën tjetër të rinjtë, sidomos ata shqiptarë nuk shohin asfarë perspektive. Prandaj, në kërkim të një ardhmërie më të mirë ata marrin rrugën drejt perëndimit. Ikja e tyre, sipas saj,  fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme.

DIANA NEZIRI, LËVIZJA DEMOKRATIKE

“Të shtunën stacionet e autobusëve (por edhe Aeroporti i Shkupit) janë të mbushura përplot me familjarë, të cilët përcjellin fëmijët e tyre që kanë bileta njëdrejtimëshe. Është një pamje tepër tronditëse, një pamje e cila pasqyron dështimin e një qeverie, e cila mendon vetëm për perspektivë e anëtarëve të vet dhe të familjeve të tyre. Kot apelon BDI për të aplikuar të rinjtë tanë për të punuar në ndërtimin e korridoreve. Për plotësimin e 2000 vende pune mezi u paraqitën 300 të interesuar, sepse forca e punës po derdhet me të madhe jashtë Maqedonisë së Veriut.”

Diana Neziri nga Lëvizja Demokratike më tej theksoi se kjo ikje masive ka bërë që të zbrazen vendbanimet shqiptare. Ka bërë që në përmasa alarmante të bie numri i nxënësve, të mbyllen shumë shtëpi e të hapen shumë plagë shpirtërore.

DIANA NEZIRI, LËVIZJA DEMOKRATIKE

“E gjithë kjo është pasojë e keqqeverisjes, e padrejtësisë, e korrupsionit, e pasigurisë, e paperspektivës, e mungesës së moralit, e kapjes së shtetit, e vjedhjes dhe hajnisë! Ndaj ikjet e të rinjve nuk do të pushojnë, siç nuk do të pushojnë as edhe autobusët dhe aeroplanët, që i çojnë këta të rinj të dëshpëruar në vendet e Perëndimit, ku shpresojnë se do të gjejnë një jetë më të dinjitetshme”.

Duhet të dihet se largimi nga shtëpia, në traditën e shqiptarëve, është një segment i dhimbshëm, sepse është hapi i fundit pas përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tjera, thonë nga Lëvizja.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like