(VIDEO) Lavrov: NATO e shkatërroi OSBE-në me sulmet kundër Serbisë në vitin 1999

by admin
Spread the love

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në seancën plenare të OSBE-së në Shkup akuzoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sot është në gjendje të keqe, perspektivat janë të paqarta. Sipas tij organizata u shkatërrua në vitin 1999. Lavrov mes tjerash gjatë fjalimit të tij në Këshillin Ministror akuzoi vendet e tjera anëtare, veçanërisht BE-në dhe SHBA-në, për hipokrizi dhe mospërfillje të parimeve mbi të cilat mbështetet OSBE-ja.  Ai akuzoi OSBE-në se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion dhe për këtë sulmon Rusinë dhe se kërkesat e Moskës për të diskutuar lëvizjet neonaziste në të gjithë Evropën dhe në Ukrainë, vazhdimisht janë refuzuar në organizatë.

Sergej Lavrov

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum.Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta”.

Duke iu drejtuar, siç tha ai, burokracisë së Brukselit, Lavrov pohoi se “Evropa ka problem me faktet dhe objektivitetin dhe se konkluzionet që do të miratohen në OSBE këto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht” duke dashur të thotë se nuk janë rezultat i dialogut politik.

Sergej Lavrov

 “Organizata është në avantazh. Pyetja është e thjeshtë. A do të jetë ndonjëherë në gjendje të përshtatet me realitetet objektive të zhvillimit global dhe të bëhet përsëri një forum për diskutimin e çështjeve të sigurisë rajonale mbi bazën e përcaktimit të shëndetshëm të parimeve të aktit? Para së gjithash, parimi i të drejtave të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Deri tani ka më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërkohë që jeta nuk qëndron. Ende procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi i barabartë po zhvillohet dhe formatet konstruktive janë tashmë një kontinent i bazuar në balancën e interesit”.

Shtetet baltike, Ukraina dhe Polonia kanë bojkotuar pjesëmarrjen në shenjë proteste për prezencën e Rusisë.  Samiti filloi që mbrëmjen e së mërkurës me një foto familjare të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, ndërsa vijoi me një darkë joformale, ku të pranishëm ishin dhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josef Borrell. Ndërkohë, të dy diplomatët e lartë janë larguar për të mos pasur kontakte me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, që për herë të parë ulet në një tryezë të nivelit të lartë europian që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like