VIDEO/ Lautaro-Turam të papërmbajtshëm, Interi likuidon Lacion dhe merr… arratinë

by admin
Spread the love

Interi vazhdon marshimin në Serinë A. Zikaltrit e Inzagit, triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Lacios në “Olimpico” me rezultatin 0-2, duke thelluar diferencën e pikëve në +4 nga ndjekësit e Juventusit. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Interistët, që e shohin veten në kuotën e 41 pikë.

Golat e Lautaro Martinez dhe Turam i siguruan 3 pikë të arta kryesuesve të Serisë A të cilët në duelin e radhës do të presin Leçen në shtëpi.  

interrrr

Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Asllani, ai u hodh në fushë në minutën e 88-të, ndërkohë që Lacio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Laxarit.  

FT LACIO-INTER 0-2

Lautaro Martinez 40′ , Turam 66′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+1′ Provedel i thotë sërish “JO”, Mkhitarjanit. Portieri i Lacios, i mohon një gol të sigurt armenit (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Dy zëvendësime te Interi, largohet Lautaro dhe Çalhanoglu, në fushë, Klasen dhe Asllani.

87′ Laxari ndëshkohet me karton të kuq për ofendim ndaj gjyqtarit (VIDEO) 

78′ Zëvendësim te Interi, largohet Turam, vendin e tij e merr Lautaro Martinez.

71′ Pranë golit të tretë Interi me anë të Mkhitarjan, por Provedel bën heroin në këtë moment duke i mohuar realizimin armenit. (VIDEO)

70′ Zëvendësim te Interi largohen nga fusha Dimarko dhe Barela në lojë Karlos Augusto dhe Fratezi.

66′ GOOOL INTER 0-2/ Shënon edhe Turam, zikaltrit e Inzagit në avantazh të dyfishtë. Sulmuesi francez nuk fal brenda zonës pas asistit të Barelës duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)

62′ Barela është i ndëshkuari i dytë i sfidës me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kamadës.

48′ Lacio “flirton” me golin e barazimit, Rovela futet bukur në zonë, provon me nje gjuajtje, por tenativa e tij ndalet nga Zomer, që largon rrezikun në këndore (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

40′ GOOOOL INTER 0-1/ Zhbllokohet sfida, Lautaro Martinez kalon në avantazh skuadrën e Inzagit, pas gafës së Marusiç (VIDEO)

39′ Kërcënon edhe Çalhanoglu me një gjuajtje nga distanca, por pa sukses!

30′ Interi reagon me francezin Turam, që provon me një gjuajtje të rrezikshme diagonale, por mungon saktësia, topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Harkim nga majta, Imobile provon me koke, por nuk koordinohet siç duhet, tentativa e kapitenit shkon jashtë kuadratit.

26′ Turam është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj mbrojtësit Gila.

23′ Sërish rrezikshëm Lacio, që ka marrë frenat e lojës, Imobile për pak nuk devijon një harkim të Guenduzit nga e djathta. (VIDEO)

17′ Tjetër tentativë e Lacios, me Kamadën, por i vëmendshëm Zomer, që kontrollon gjithçka. (VIDEO)

11′ Kundërpërgjigjet Lacio me Kamadën që provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por sfera devijohet nga Baston idhe shkon në goditje nga këndi. (VIDEO)

4′ Pranë golit Interi me Turam, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtë Kazale që largon rrezikun në këndore. (VIDEO)

1′ Lacio e nis në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi pas vetëm 24 sekondash lojë.

1′ Starton sfida në “Olimpico”.

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO (4-3-3): Provedel; Lazari, Kazale, Xhila, Marusiç; Guenduzi, Rovela, Kamada; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri

INTER (3-5-2): Somer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

sdfsdffsdfsdsdsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

You may also like