(VIDEO) Kyçyk: Maqedonia rrezikon të shkëputet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së

by admin
Spread the love

Pa zbatimin e reformave të nevojshme, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të fillojë realisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përfshirja e bullgarëve dhe e pjesëve të tjera të kombeve në Kushtetutë është pjesë e propozimit francez, i cili është një propozim evropian. Këto janë kushtet dhe të dyja palët i kanë pranuar, askush nuk po vendos kushte shtesë. Kështu ka deklaruar për BGNES  deputeti i Parlamentit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën”, Ilhan Kyçyk.

Në Maqedoninë e Veriut  duhet të fillojë debati i vështirë për ndryshimet kushtetuese për të filluar hapja reale e të gjithë kapitujve, domethënë Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), bazuar në agjendën e reformave.

Ilhan Kyçyk, deputet i Parlamentit Evropian

“Parakushti më i rëndësishëm është konsensusi publik, por edhe marrëveshja politike nuk është më pak e rëndësishme. Si raportues i Parlamentit Evropian, u dhashë kohën e nevojshme politike pushtetarëve në Shkup, dhe këtu kam parasysh opozitën, për të gjetur këtë konsensus për të shkuar në rrugën drejt BE-së. Pa ndryshuar kushtetutën, RMV nuk mund të fillojë realisht negociatat me BE”.

Kyçyk paralajmëroi se nëse RMV nuk i bën këto ndryshime në një të ardhme të afërt, do të shkëputet nga Shqipëria, e cila do të vazhdojë dhe do t’u bashkohet atyre vendeve që do të kenë një udhërrëfyes të qartë, ndërsa RMV do të mbetet në grup me Serbinë, Kosovën, Bosnja dhe Hercegovina, vende që kanë çështje serioze bilaterale dhe duhet të zgjidhin çështjet që rrjedhin nga luftërat në të kaluarën.  Kyçyk thekson se zgjedhja është shumë e qartë,  a dëshiron RMV të vazhdojë rrugën e saj, duke reformuar marrëdhëniet publiko-shoqërore, apo do t’i bashkohet një grupi tjetër që nuk ka një udhërrëfyes të qartë në BE.

Ilhan Kyçyk, deputet i Parlamentit Evropian

“Mund të ketë debate të vështira për buxhetin, politikën sociale, mund të debatoni për çështjet e rendit të ditës në Kuvendin Popullor të Maqedonisë, por kur bëhet fjalë për qëllimet strategjike – hyrja në BE, këtu të gjithë duhet të jeni të bashkuar, pra të ketë bashkim. Por ky bashkim nuk është i dukshëm, përkundrazi – luan me frikën e shoqërisë maqedonase.  Jo, askush nuk vendos kushte shtesë. Këto janë kushtet dhe të dyja palët janë pajtuar – Bullgaria dhe RSM i kanë votuar këto kushte në Kuvendin bullgar, përkatësisht në Parlamentin e Maqedonisë. Tani e tutje këto marrëveshje duhet të përmbushen”.

Kyçyk shpjegoi se procesi i negociatave merr parasysh progresin dhe ngecjet, por nëse nuk merren parasysh parakushtet për fillimin e tij, në fakt nuk po flasim për një proces real negociator i cili përfshin hapjen dhe mbylljen e negociatave edhe atë sipas metodologjisë së re. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like