(VIDEO) Kuvendi refuzon ligjin e amnistisë, Aleanca për Shqiptarët nuk e lëshon qeverinë

by admin
Spread the love

Me 66 vota kundër dhe 15 pro, në Kuvend refuzoi Ligjin e Amnistisë, i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe i propozuar nga Qeveria, me procedurë të përshpejtuar. I zhgënjyer nga drejtësia në RMV dhe nga Kuvendi, ministri Krenar Lloga u shpreh se kjo mbase ka ndodhur pasi ky nuk është ligj që përfshin “peshq të mëdhenj” të këtij pushteti, ose atij të kaluar, sepse po të ishte ashtu do të kalonte brenda natës, referuar ndryshimit të Kodit Penal. Megjithatë, ai thotë se koalicioni qeveritar nuk është i lëkundur dhe as nuk ka në plan që ASH të lëshoj Qeverinë.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Mua më vjen keq që partitë politike nuk janë në nivelin e përgjegjësisë që duhet të jenë. Kur bëhet fjalë për ‘peshq të mëdhenj’, për kriminelë të dëshmuar, ata brenda natës ndryshojnë ligjin, kur bëhet fjalë për personat që nuk kanë fuqi politike apo edhe financiare, nuk votohet ligji në Kuvend. Mua më vjen mirë që sot shteti u tregua me dy fytyra, një fytyrë të cilën e  tregoi para disa jave, mund të amnistohen kriminelë dhe një fytyrë sot kur bëhet fjalë për qytetarët e thjeshtë”.

Lloga bëri me dije se nuk do ta lënë me kaq, por të njejtin ligj do ta propozoj me procedurë të rregullt.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

Menjëherë, pra nuk do të na duhet shumë kohë, ligji është i përgaditur. Besoj se për disa ditë ligji do të jetë sërisht në Kuvend”.

Ministri Lloga në arsyetimin e tij për propozimin e ligjit me procedurë të shkurtuar tha se gjendja e burgjeve është alarmante.

Përndryshe, pas propozimit të Ligjit për Amnisti, mediat në gjuhën maqedone shkruanin se i njejti do të përfshij edhe të burgosurit e rastit “Monstra”. Lloga tha se në përgatitjen e këtij ligji, nuk është menduar për persona specifik, por që as 2814 persona që kanë kryer vepra penale dhe që presin për të vuajtur denimin, nuk janë akademikë, por kriminelë që kanë kryer vepra penale.

Përndryshe, sipas këtij propozim ligji do të shpëtonin 286 të burgosur, ndërsa pjesërisht do të shpëtonin 996 persona.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like