(VIDEO) Kuvendi nuk miratoi ligjin e lojërave të fatit, BDI kërkon përgjegjësi morale

by admin
Spread the love

Ndryshimet e Ligjit për Lojëra të Fatit nuk janë miratuar. Kuvendi sqaroi se edhe pse dje është thënë se konstatohen ndryshimet e këtij ligji, në fakt për të njejtin ligj duheshin 61 vota, kurse dje kanë votuar vetëm 51.

Kuvendi i RMV-së

“Për miratimin e Ligjit nevojiten së paku 61 vota “Për”, me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe procedura sipas atij ligji përfundon”.

Për mos votimin e ndryshimit të Ligjit për Lojëra të Fatit reagon BDI. Koordinatori i grupit parlamentar Arbër Ademi kërkon nga deputetët që nuk kanë votuar, përgjegjësi morale dhe politike dhe i bënë thirrje gazetarëve dhe deputetëve që janë në anën e siç thotë ai kazonove, të deklarohen publikisht.

Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së MKD

“Unë kam pritur nga të gjithë ju, nga gjithë shoqëria të jeni në anën e sjelljes së këtij ligji, sepse ato kazino dhe ato lojëra të fatit janë para shkollave ku shkojnë fëmijët e mi dhe tuaj. Se si kanë votuar deputetët duhet të japin përgjegjësi morale dhe politike para jush dhe qytetarëve. Të paktën të jemi të sinqertë, nëse dikush është në anën e kazinove, edhe nga gazetarët edhe nga politikanët le ta thotë publikisht dhe ti tregoj arsyet”.

Përndryshe, ndryshimet e Ligjit për Lojëra të Fatit ishin edhe njëherë para deputetëve më 7 shkurt, të cilat kaluan me 55 vota “Pro”, me shumicë të thjeshtë. Shefi i shtetit Stevo Pendarovski disa ditë pas votimit vendosi të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit. Arsyet kryesore sipas tij ishin se procedura në të cilën kishin kaluar këto ndryshime, gjegjësisht me procedura e shkurtuar, ose me flamur evropian.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like