(VIDEO) Kuvend, ndërpritet seanca për diskutimin e shtetësisë së oligarkut pro rus

by admin
Spread the love

Diskutimi i komisionit për rolin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Kundërzbulim (AK) në kontrollin e sigurisë të personit Oleksandër Onishçenko për dhënien e mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë maqedonase, do të vazhdojë të premten në ora 12:00. Seanca u ndërpre pasi kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së dhe AK-së, Ljupço Prenxhov, njoftoi se ka marrë njoftim nga drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski, se nuk do të mund të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të punës në Bruksel.

KRYETARI I KOMISIONIT LJUPÇO PRENXHOV 

“Arsyeja e këtij sesioni është se në periudhën e kaluar jemi përballur me shqetësime lidhur me punën tonë. Kuvendi përveç rolit legjislativ ka edhe rol mbikëqyrës. Kemi një rast në të cilin një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së, Republika e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë nënshtetësinë”.

Prenxhov më herët kishte paralajmëruar se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, do të duhet të shpjegojë se si zyrtarët e Agjencisë e kanë kaluar përmes filtrit të sigurisë Onishchenkon, i cili akuzohet për marrëveshje korruptive në Ukrainë dhe është vendosur në “listën e zezë” amerikane.

KRYETARI I KOMISIONIT LJUPÇO PRENXHOV 

“Ai është i thirrur që të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase, tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe sipas teje mendoj se kjo është një sfidë e rëndë dhe një anomali në sektorin e sigurisë në vend”.

Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist në garat me kuajt me propozimin e Federatës së Kuajve. Vendimin për dhënien e nënshtetësisë maqedonase e ka marrë Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se u ka dërguar kërkesë institucioneve të cilat kanë qenë të përfshira në dhënien e mendimeve pozitive për dhënien e shtetësisë së Onishçenkos, që të paraqesin raport nëse dhe si është kryer procedura.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like