(VIDEO) Kushtetuesja shënoi 60 vjetorin, Kacarska: Ne jemi gardian të shtetit

by admin
Spread the love

Gjashtëdhjetë vitet e ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese janë vetëm një konfirmim i kapaciteteve të sistemit tonë dhe një dëshmi e këmbënguljes dhe qasjes së palëkundur në ndërtimin e shtetit ligjor. Kështu tha Dobrila Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Repulikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese.  Kacarska shtoi se duke marrë parasysh matricën kushtetuese dhe ligjore, nuk mund të mos arrihet në përfundimin se vullneti i shtetit të së drejtës është më i fortë se të gjitha anomalitë sistematike politike.

DOBRILA KACARSKA, KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE SË MAQEDONISË SË VERIUT

 “Vetë fakti që ky jubile është dy herë më i gjatë se pavarësia jonë si shtet, është tregues se gardianët e Kushtetutës, përmes të gjitha rrjeteve dhe komplekseve, treguan vendosmëri dhe prirje drejt parimeve dhe vlerave ligjore”

Sipas Kacarskës, ky përvjetor ofron një mundësi për të parë të kaluarën por edhe një detyrim për të parë sfidat e ardhshme. Ajo theksoi se ka nevojë për zgjerimin e Gjykatës Kushtetuese në fushën e mbrojtjes individuale.

DOBRILA KACARSKA, KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE SË MAQEDONISË SË VERIUT

“Në teorinë kushtetuese juridike ajo mundësi përkufizohet si padi kushtetuese ose ankesë kushtetues, që në praktikë do të nënkuptonte mbrojtje për të gjitha liritë  dhe të drejtat e qytetarëve”

Kacarska u bëri apel bartësve të posteve të larta shtetërore që të ndikojnë në proceset e plotësimit dhe fuqizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajoi qytetarët që të kërkojnë mbrojtje ligjore nga Gjykata Kushtetuese para se, sic tha ajo, të ekspozohen ndaj pasojave financiare jashtë shtetit.

Përndryshe me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese u mbajt konferencë ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit”. Në konferencë ishin të pranishëm edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, si dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like