( VIDEO) Kthehen në punë të larguarit nga “Higjiena Komunale”

by admin
Spread the love

Punëtorët e larguar nga Higjiena Komunale- Shkup do të kthehen në punë. Kështu njoftoi Sindikata e Maqedonisë. Sipas tyre,  dhjetëra punëtorë të larguar nga puna në Higjienën Komunale – Shkup, janë kthyer në punë pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë vendim në favor të tyre. Inspektorati i Punës ka bërë një inspektim pas raportimit të të shkarkuarve, i cili ka rezultuar se nuk ka bazë për përjashtimin e tyre.

SINDIKATA E MAQEDONISË

“Ju informojmë se Inspektorati Shtetëror i Punës, pas ankesës së dorëzuar nga punëtorët e Higjienës Komunale Shkup të larguar nga puna, me ndihmë juridike falas të ofruar nga sindikatat, ka miratuar masë inspektuese me të cilën menaxhmenti i Higjienës Komunale Shkup duhet të miratojë akt me shkrim me të cilin do të anulohet vendimi për largim nga puna, për shkak se janë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën kolektive”.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në periudhën e kaluar kanë theksuar se menaxhmenti i Higjiena Komunale Shkup duhet të respektojë ligjin dhe marrëveshjet kolektive dhe se veprimet e ndërmarra nuk janë gjë tjetër veçse revanshizëm ndaj punëtorëve për luftën e tyre sindikale.

Ndryshe, dhjetëra punëtorë të Higjienës Komunale Shkup prej mbrëmjes së 7 korrikut, deri në mesditën e 10 korrik , kanë protestuar dhe refuzuar të dalin në terren për t’i kryer detyrat e punës, për katër kërkesa kryesore, gjegjësisht kthimin e 7 punëtorëve të përjashtuar nga puna pa arsye, harmonizimin e rrogave me rrogën minimale, regres të pagës (K-15) dhe stazh të beneficuar. Me anë të forcave të njësive speciale, drejtoresha e ndërmarrjes, Kosana Mazneva,  në natën mes 9 dhe 10 korrik i nxori 4 kamionë nga hapësirat e ndërmarrjes, ndërkaq të nesërmen me rekomandim të Sindikatës punëtorët u rikthyen në terren. Pasdite, drejtoresha shkarkoi edhe 27 të punësuar tjerë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like