(VIDEO) Kryetarja e Supremes refuzoi të shkojë në këshillin gjyqësor

by admin
Spread the love

Dërgimi i ftesave dhe organizmi i takimeve të punës për shkrime të gazetarëve dhe intervistave as nuk është i duhur dhe as nuk asocojnë në komptentencë të Këshillit Gjyqësor. Kështu thotë kryetarja e Gjykatës më të Lartë në vend Besa Ademi, në komunikatën e dërguar mediave, në të cilën sqaron se përse nuk ka pranuar të shkoj në thirrjen e Këshillit Gjyqësor.

Ajo sqaron se për ndikim dhe presione politike nuk flitet vetëm në shkrime të mediave, por edhe në raporte ndërkombëtare, duke përmendur Raportin e  fundit të Pribes, të Stejt Departamentit, në anketën e fundit të OSBE-së, në organizatat qytetare që e ndjekin punën e gjykatave. Por, një gjë të tillë shton ajo, e kanë pranuar edhe vetë gjykatësit e Supremes, por edhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor, madje dhe ish kryetarë të Këshillit Gjyqsor.

Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme

“Edhe krahas këtyre pohimeve, opinioni nuk ka marrë përgjigje nëse Këshilli Gjyqësor ka ndërmarrë ndonjë veprim kompetent, për të sqaruar për çfarë presione është bërë fjalë. Dispozitat ligjore të cilave ju i referoheni në ftesën drejtuar Kryetarit të Gjykatës Supreme, edhe pse të cituara gabimisht në të dy versionet, edhe atëherë kanë qenë në fuqi. Supozoj se edhe atëherë ka qenë nevoja që urgjentisht dhe pa vonesë të shqyrtohet çështja e presioneve dhe ndikimeve në organin e gjyqësorit që garanton pavarësinë e gjyqësorit”.

Ajo më tej tregon se çfarë hapa ndërmerr në këtë drejtim.

Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme

“Qëndrimin tim për mosrespektim të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve i kam theksuar edhe në përgatitjen e Strategjisë së re për reforma në sektorin e drejtësisë. Konstatimet e të dy raporteve, përfshirë edhe çështjen e ndkimeve dhe presioneve politike, së shpejti do të jenë rast për shkëmbim të mendimeve dhe hapje të një diskutimi në kuadër të takimeve të punës të cilat do të japin kontribut të mëtejshëm për sundimin e së drejtës”.

Qasja e këtillë shton ajo më tej, nuk është në drejtim të plotësimit të qëllimeve ligjore për mbrojtje të gjyqësorit si parim themelor, i vërtetuar edhe në mendimet e Këshillit Konsultativ të gjykatësve evropian dhe dokumenteve ndërkombëtare për gjyqësor të pavarur.

Përndryshe, më herët Këshilli Gjyqësor njoftoi se është e shqetësuar për shkak të akuzave për presion ndaj gjykatësve më të lartë në vend. Prandaj, i bëri ftesë kryetares së Gjykatës Supreme, që të sqaroj se për çfarë bëhet fjalë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like