(VIDEO) Kryetarja e Kosovës përuron rrugën “Ibrahim Rugova” në Shkup

by admin
Spread the love

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka filluar ditën në komunën e Çairit. Osmani  së bashku me bijen  e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova- Teuta Rrugova, morën pjesë në përurimin e njërës nga rrugët e kësaj komune me emrin “Ibrahim Rrugova”.

Presidentja e Kosovës tha se Çairi do të jetë përjetë i nderuar që po e përjetëson emrin e presidentit Rrugova në këtë rrugë. Ajo gjithashtu tha se emrat e rrugëve janë pasqyrë e historisë, kulturës dhe e identitetit kombëtarë, andaj sipas saj, me këtë emër është heshtuar edhe komuna e Çairit.

VJOSA OSMANI,PRESIDENTE E KOSOVËS

“Janë rrugët ato që i lidhin, njerëzit, qytetet dhe shtetet, ndaj kjo rrugë me këtë emër, jo vetëm që do ta lidhë Çairin me pjesët tjera të këtij shteti, por do të jetë edhe motiv shtesë për qytetarët e Kosovës që tju vizitojnë. Duke vendosur emra të mëdhenj të historisë tonë nëpër rrugët tona, ne e nderojmë të kalurën tonë, por më shumë edhe të tashmën”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Çairit tha se ky është një akt historik jo vetëm për banorët e kësaj komune, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe sipas tij, kjo është më e pakta që komuna që aj drejton munden ta bëjë për Ibrahim Rrugovën.

VISAR GANIU,KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Një njëri që deri në momentin e fundit të jetës së tij frymoi për Kosovës në veçanti dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithsi. Ai ishte arkitekti ideor, i cili me fillozofin e tij paqësore projektoi të ardhmen e Kosovës, si shtet i pavarur në bashkëpunim të mirëfilltë diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian”.

Pas porurimit të kësaj rruge, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, vizitoi edhe Çarshinë e Shkupit dhe e njëjta vendosi kurora lulesh tek busti i Skenderbeut dhe tek ai i  Hasan Prishtinës.

Ndërkohë, kryetarja e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka ka zhvilluar një sërë takimesh me disa zyrtarë shtetërorë dhe kryetar të partive politike, ndërsa gjatë ditës së sotme Osmani ka vizituar edhe qytetin e Tetovës, ku edhe atje ka zhvilluar disa takime zyrtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like